Papa Françesku, duke komentuar propozimin e Presidentit Trump për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën, tha se “frika nga emigrantët na ka bërë të çmendur”.
Deklarata e tij u bë në nisje ë një turneu në Amerikën Qendrore, raporton AP, i pyetur nga një gazetar.
Papa pritet të ofrojë fjalë inkurajuese për të rinjtë që do të mblidhen në Panama, ku ai do shënojë Ditën Botërore të Rinisë në një Festival të Rinisë Katolike.
“Unë po shkoj në Ditën Botërore të Rinisë në Panama. Lutuni për këtë ngjarje të mrekullueshme dhe të rëndësishme”, shkroi Papa në Tëitter.
Festimi i Ditës Botërore të Rinisë është i treti në mandatin e Papa Françeskut.
Më parë, ky tubim u mbajt në Rio de Janeiro, në vitin 2013, dhe në Krakov tre vjet më vonë.
Në Poloni, ai u kërkoi qeverive konservatore në Evropën Qendrore dhe Lindore që të lehtësojnë rezistencën e tyre ndaj migrantëve që kërkojnë strehim nga konflikti i Lindjes së Mesme.
Para udhëtimit, ai u takua me tetë refugjatë në Qendrën Katolike në Romë. /tesheshi.com/