Cristian Panucci, italiani i pankinës shqiptare, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit italian, ka paditur ish-presidentin Bujar Nishani për fyerje.
Bëhet fjalë për një status të ish-kreut demokrat të shtetit, nga ato të cilët përçon çdo ditë në opinion nëpërmjet faqes së tij në Facebook, ku e quajti ish-futbollistin e Milanit, Realit e kombëtares italiane, si një “sharlatan”.
Komentet e Nishani u bënë pak muaj më parë pas disa humbjeve të kombëtares shqiptare në disa miqësore.
“Kosovë – Shqipëri (3 : 0). Bravo Kosova! Panuçi një sharlatan që po shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar”, ishte statusi i ish-presidentit.
Mësohet se Panucci kërkon një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh për fyerjen që i është bërë. /tesheshi.com/