Ashtu siç pritej, me qindra banorë në Durrës e Tiranë, por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë së mesme, kanë zgjedhur ta kalojnë natën jashtë nga frika e lëkundjeve të tjera tërmetore.
Dhe në fakt kanë qenë disa sosh, të nisura që në orën 0.2 të mëngjesit të hershëm, e deri në orën 0.6, por me intensitet të ulët. Por kaq ka mjaftuar që paniku të mbahet gjallë, e shumë qytetarë të mos guxjnë të rihyjnë në shtëpi.
Siç kanë paralajmëruar dhe sizmiologët, lëkundja e fortë e pasdites së të shtunës do pasohet dhe nga të tjera, por gjithsesi të lehta. /tesheshi.com/