Sërish panik në Paris. Ndërsa njerëzit po bënin homazhe për viktimat e së premtes, dikush ka thënë se dëgjohen të shtëna dhe të gjithë janë larguar me shpejtësi.
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi konfirmimi se kemi të bëjmë me lajm fals. Por gjithsesi situata ka qenë mjaft e nderë.
Ndërkaq, pas konfirmimeve të mëngjesit është vërtetuar se komandoja kryesore që terrorizoi Parisin ishte rezidente në Belgjikë ku dhe janë kryer sot një numër i madh arrestimesh.
Salah Abdeslam është sot ndër personat më të kërkuar në Europë. Ai është një nga organizatorët e sulmeve terroriste në Paris.
Përveç tij, për herë të parë janë përmendur edhe emrat e të vëllait Ibrahim Abdeslam dhe Bilal Hadfi. /tesheshi.com/
https://www.youtube.com/watch?v=RfOnMfQtL5g