Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se kishte pasur një rënie të infektimeve me koronavirus gjatë shtatë javëve të fundit, duke e konsideruar këtë si serinë më të gjatë e rënieve në bazë javore që nga fillimi i pandemisë.
Ghebreyesus tha në Gjenevë se qëllimi i tyre është të vaksinojnë të paktën 70 përqind të popullsisë së botës nga samiti i G7 që do të mbahet në Gjermani në 2022.
“Na duhen 11 miliardë doza vaksinash për të arritur këtë qëllim,” tha udhëheqësi i OBSH-së.
Nga ana tjetër, ai tha se “megjithëse numri i infeksioneve të reja është më i ulët që nga shkurti, numri i vdekjeve nuk po bie aq shpejt”.
“Më shumë se 10,000 njerëz vdesin çdo ditë”, tha Ghebreyesus. /tesheshi.com/