Në ndeshjen e kampionatit rumani mes Dinamos së Bukureshtit dhe FCSB, ajo që do mbahet mend është një skenë horror përpara fundit të pjesës së parë.
Futbollisti i Dinamos, serbi Slavko Peroviç, u plandos përtokë pas goditjes me takë në fytyrë të pësuar mesfushori mik Cristea.
Peroviçi u shtri pa lëvizur në tokë, ku madje dy ambulanca arritën për ta “kthyer në jetë”.
Pas ndërhyrjes urgjente, Peroviçi u transportua në spital dhe gjendja e tij aktuale nuk dihet. /tesheshi.com/
https://youtu.be/Mhzaq9Ufbdo