Ardhja në jetë e një motre të vogël e ka mbushur me gëzim dhe lumturi të voglën Myla l’Anson, një vajzë 3-vjeçare, e cila ka prekur gjithë internetin nëpërmjet gjestit të saj. Vajza është filmuar nga prindërit ndërsa shikon për herë të parë imazhet e ekografisë, në të cilën tregohet fetusi në mitrën e së ëmës,
Mayla afrohet me ekranin, e përqafon dhe e puth ndërsa qan me lot gëzimi. Ajo thotë: “E dua shumë motrën”. Shikoni videon për më shumë. /tesheshi.com/