Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 goditi Stambollin të mërkurën, tha agjencia turke e fatkeqësive AFAD, raporton Reuters, duke shtuar se kjo ishte një nga lëkundjet më të forta që goditi megapolin prej 18 milionë banorësh në vitet e fundit.
Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme, por njerëzit u evakuuan nga ndërtesat pasi tërmeti tronditi qytetin, i vendosur në brigjet evropiane dhe aziatike të ngushticës së Bosforit.
6.2 Earthquake in Istanbul, Turkey
All networks are currently down, people are scared to go back to their homes
There were 6 stronger aftershocks. pic.twitter.com/dnco5ndj3Z— Disasters Daily (@DisastersAndI) April 23, 2025
Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 12:49 me orën lokale, ishte në zonën e Silivrit, rreth 80 kilometra në perëndim të Stambollit. Ishte në një thellësi prej 6.92 km, tha AFAD.
Shumë njerëz u mblodhën në parqe dhe të tjerë u ulën në pragjet e dyerve ose qëndruan jashtë shtëpive të tyre në qendër të Stambollit, ndërsa pasgoditjet vazhduan të ndjeheshin.
Disa dyqane u mbyllën pasi tërmeti goditi anën evropiane të qytetit, sipas Reuters.
“Një tërmet me magnitudë 6.2 ka ndodhur në Silivri, Deti Marmara, Stamboll”, njoftoi ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya në platformën X, duke shtuar se tërmeti është ndjerë në provincat përreth, raporton AFP.
Transmetuesi TGRT njoftoi se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e hedhjes nga ballkoni gjatë lëkundjeve.
AFAD po paralajmëron njerëzit në zonën e prekur që të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara.
Qendra Gjeoshkenca Gjermane e Kërkimeve GFZ tha se tërmeti ishte me magnitudë 6.02. Ishte në një thellësi prej 10 km, shtojnë ata nga GFZ.
AFAD raporton për gjithsej shtatë tërmete në rajon.
Dy tërmete goditën bregdetin e Silivrit në detin Marmara, me magnitudë 6.2 dhe 3.9 ballë. Pesë të tjera goditën Buyukcekmece në provincën e Stambollit, me magnitudë 5.9; 4.4; 4.8; 4.5 dhe 4.9.
🚨🇹🇷 ALERTE INFO | Un TREMBLEMENT DE TERRE de magnitude 6,2 vient de frapper Istanbul, en Turquie.
— Cerfia (@CerfiaFR) April 23, 2025
Ministri turk i Transportit, Abdulkadir Uraloglu tha se informacionet fillestare nga terreni pas tërmetit tregojnë se nuk ka pasur dëmtime në rrugë, aeroporte, hekurudha dhe metro, transmeton Anadolu Agency.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka folur me zyrtarët përkatës për pasojat e tërmetit.
Deri më tani, nuk ka raportime për shembje të ndërtesave nga tërmeti dhe ekipet janë në terren duke inspektuar zonën, njoftoi Zyra e Guvernatorit të Stambollit.
“Apokalipsi i vogël”
Stambolli ndodhet në çarjen e paqëndrueshme të Anadollit të Veriut dhe sizmologët paralajmërojnë se tërmetet në qytetin me 18 milionë banorë janë të pashmangshëm.
Ish-kryeqyteti i Perandorisë Osmane është goditur nga një seri tërmetesh në histori. Ai i vitit 1509 ishte aq shkatërrues sa autoritetet osmane e quajtën atë një “apokalips të vogël”.
Në Stamboll, që atëherë, është krijuar një agjenci për menaxhimin e fatkeqësive, janë ndërtuar spitale rezistente ndaj tërmeteve dhe janë krijuar sisteme për ndërprerjen e gazit.
Ekspertët, megjithatë, thonë se problemi më i madh janë dhjetëra mijëra ndërtesa të keqndërtuara që lindën pa shumë mbikëqyrje gjatë bumit të ndërtimit të dekadave të fundit. /tesheshi.com/