Disa njerëz treguan guxim të jashtëzakonshëm duke u ngjitur në ullukun e ndërtesës për të krijuar një zinxhir njerëzor dhe kështu të shpëtonin dy fëmijët e bllokuar në zjarr në katin e tretë.
Video e përpjekjes dramatike të shpëtimit nga Kostroma, Rusi, u bë virale.
Pamjet tregojnë një burrë që me njërën dorë mbahet në ulluk e me tjetrën merr fëmijët që përpiqet të shpëtojë përmes një dritareje, vetëm një metër larg. Tymi i dendur dilte nëpër dritare ndërsa zjarri vazhdonte të shkatërronte apartamentin. /tesheshi.com/