Pandemia e koronavirusit ka bërë që disa praktika të vendosura në traditat e të gjithë botës të ndryshojnë. Kështu dhe në Palestinë.
Gazeta al-Hayat al-Jadid raportoi se në një xhami në Tulkarm, Bregun Perëndimor, në vend të imamit ishte një doktor ai që mbajti hutben (fjalimin javor) të premten e xhumasë.
Doktori u foli besimtarëve ë pranishëm në lidhje me rreziqet e koronavirusit dhe nevojën për ta parandaluar duke zbatuar masat e përcaktuara.
Një numër masash janë marrë në Palestinë, ku njëra prej tyre është mbyllja e institucioneve arsimore. /tesheshi.com/