Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pako fiskale 2.0 pritet të fuqizojë bizneset e Kosovës

by te Sheshi
28/07/2017
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Pako fiskale 2.0 pritet të fuqizojë bizneset e Kosovës

Nga Bashkim Kastrati

Pako e re fiskale e cila është miratuar nga Qeveria në largim e Kosovës pritet që t’i japë një shtytje bizneseve, me theks të veçantë bizneseve fillestare. Kjo pako e re pritet që të krijojë shumë lehtësi për të bërit biznes në Kosovë dhe rrjedhimisht pas një kohe do të shihen edhe efektet e para.

Përmes lehtësimeve që bëhen përmes kësaj pako pritet të rritet numri i bizneseve të reja, pritet të rritet numri i të punësuarve dhe prodhimi. Rrjedhimisht të gjitha këto do të ndikonin në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Pakoja fiskale 2.0 zgjeron listën e lëndëve të para që lirohen nga tatimi doganor, heq akcizën për mazut, ndryshon dhe plotëson listën e produkteve të cilave u hiqet, ose u reduktohet në tetë për qind Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, aplikon pushimin tatimor, nxjerr akte legjislative për vendosjen e banderolave në paketimet e miellit dhe për kushtet e caktuara nën të cilat pranohen humbjet nga prishja, avullimi apo humbja e peshës së naftës dhe produkteve të saj dhe krijon kode të reja doganore për disa produkte duke u bazuar në praktikat e BE-së.

Ministri Financave Avdullah Hoti gjatë prezantimit të pakos së re fiskale ka deklaruar se ajo që është për t’u mirëpritur në këtë pako fiskale janë lirimet tatimore për bizneset e reja, prej tri deri në shtatë vjet, varësisht nga shuma që investohet dhe numri i të punësuarve.

Disa prej masave kanë implikime buxhetore dhe jemi përkujdesur për këtë që të kryhen në kohë. Pasi që të miratohen do tu shkojnë institucioneve përgjegjëse dhe pastaj do të vijnë në Qeveri si rregullore.

“Kjo pako është dizajnuar  me qëllim të përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes, duke i paraprirë në këtë mënyrë një rritjeje më të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimit të mirëqenies për qytetarët e vendit,” ka thënë Hoti.

Hoti ka deklaruar se kjo pako në mas të madhe e kompleton pakon e vitit 2015. Sipas tij masa e parë e kësaj pako është zgjerimi i listës se produkteve për lëndë të para nga tatimi doganor, masa e dytë është heqja e e normës se akcizës në mazut, masa e tretë , reduktimi i TVSh-së.

Masa e katërt, Udhëzimi Administrativ për pushimet tatimore, masa e pestë vendosja e banderolave në produktet të millit, për qellim të cilësisë dhe luftën ndaj informalitetit, masa e gjashtë evidentimi i humbjes nga transporti, në rast avullimi, masa e shtatë krijimi i listës së kompanive që janë të rregullta dhe kanë të kryera obligimet ndaj institucioneve.

Masa e tetë rritja e transparencës dhe efikasiteti i prodhimit në lëshimin e licencave, masa e nëntë ka të bëjë me fiskalizimin, për vendosjen arkave fiskale dhe duke i lidhur online me ATK-në, masa e dhjetë rregullimi i çështjes së kompanive të transportit ndërkombëtar për rimbursimin e TVSh-së dhe masa e njëmbëdhjetë sipas Hotit është propozuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve,e cila ka të bëjë me uljen apo heqja e akcizës për pijet jo të gazuara.

Pako fiskale 2.0  arritja më e madhe e Qeverisë së Kosovës

Njohësit e fushës së ekonomisë kanë përkrahur miratimin e pakos së re fiskale, ndonëse e kanë quajtur të vonuar. Sipas tyre, kjo pako pritet që t’i kontribuojë zhvillimit të përgjithshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik dhe të përmirësojë ambientin e të bërit biznes në Kosovë.
Ekonomisti Lulzim Beqiri ka thënë për tesheshi.com se pako e re fiskale 2.0 është  arritja më e madhe e Qeverisë së Kosovës në mbështetje të bizneseve. Ai thotë se kjo pako ka shumë përparësi sidomos për bizneset start up (fillestare), që parashihet lirime nga tatime për një periudhë prej tri deri në shtatë vjet, varësisht nga shuma që investohet dhe numri i të punësuarve që punësohen

“Gjithashtu ka edhe efektet e veta negative sidomos në fillim sepse do të ketë implikime buxhetore dhe mbledhja e të ardhurave do të bjerë si fillim, por me kalimin e kohës do të stabilizohet dhe kjo lehtësi e të bërit biznes shtetit do t’i kthehet me investime të reja, rritje të punësimit, stabilitet më të mirë financiar dhe motiv më të madh për ndërmarrës të rinj që do të hyjnë në treg”, thotë Beqiri.

Pakoja e re fiskale nuk duhet të mbetet në sirtar

Ekonomisti Mustafë Kadriaj ka thënë për tesheshi.com se pako fiskale 2 në krahasim me pakon fiskale 1, ka përparësi më të prekshme nga ana e të berit biznes, e sidomos për prodhuesit vendor që në parim duhet të përshëndetur.

“Duke u bazuar  që nga pas lufta legjislativi dhe qeveritë kanë propozuar dhe kanë bërë ligje të mira, por  implementimi i tyre ka qenë pak i realizueshëm. Me ketë dua të them se qeveritë tona nëse nuk dinë të implementojnë së paku dinë të shkruajnë ose me saktë të kopjojnë ligje të mira dhe më e keqja me improvizua, e që si rezultat po pëson biznesi vendor”, thotë Kadriaj.

Ai thotë se për pakon fiskale 2, Qeveria e Kosovës ka treguar bashkëpunim më të madh me shoqatat e bizneseve dhe Odën Ekonomike të Kosovës  që e kanë shprehur edhe vet bizneset.

Ai mendon se e gjithë poenta e pakos fiskale 2 dhe që pritet të tregojë rezultate në favor të prodhimit vendor është propozimi për pushimet tatimore, sepse është një praktikë e re e të bërit biznes, e sidomos për bizneset prodhuese që në bazë të kapacitetit prodhues dhe numrit të punëtorëve që do të punësojnë do të kenë pushime tatimore si në normë, por edhe kohore.

“Kjo pako do të ndikojë në rritjen e prodhimit që do të rezultojë në bruto produktin vendor, uljen e papunësisë si dhe do të rritet eksporti, sepse përveç bizneset vendore mendoj që edhe investitorët e jashtëm do ta shohin Kosovën si një vend të përshtatshëm të të bërit biznes”, theksoi Kadriaj.

Sipas tij, frika dhe skepticizmi është sepse kjo pako është vendosur nga një qeveri në detyrë poashtu edhe me vonesën e krijimit të institucioneve të reja poashtu edhe qeveria e re mundet të ketë kurs tjetër rreth prioriteteve të zhvillimit ekonomik që mund të mbetet në letër edhe kjo pako si shumë ligje dhe strategji që kanë mbetur në sirtarë të qeverisë./tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Durrës, fusnin drogë dhe para në burg me ndihmën e psikologut, goditet grupi

Durrës, fusnin drogë dhe para në burg me ndihmën e psikologut, goditet grupi

Rusia i kthen goditjen SHBA-ve, urdhëron zvoglim të stafit diplomatik amerikan

Rusia i kthen goditjen SHBA-ve, urdhëron zvoglim të stafit diplomatik amerikan

Fustane nusërie të krijuara nga letra higjenike

Fustane nusërie të krijuara nga letra higjenike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni