Mesut Ozil, turko-gjermani i Arsenalit, postoi një status duke përcjellë shqetësimin për atë që po ndodh me muslimanë ujgurë në provincën Xinjiang të Kinës, por që nuk u përkrah nga klubi i tij.
Ozil shkroi në rrjetet sociale se “se Kurani po digjet në Kinë, xhamitë janë të mbyllura, shkollat teologjike dhe medreset janë të ndaluara. Mësuesit fetarë vriten një nga një, dhe përkundër gjithë kësaj, muslimanët heshtin.
“A nuk e dinë ata se heshtja për një përndjekje është vetë përndjekje? Dhëndri i Profetit Muhamed thotë: ‘Nëse nuk mund të parandaloni persekutimin, flisni për të publikisht'”, tha Ozil.
Por Arsenal u distancua duke thënë se “përmbajtja e mesazhit përfaqëson mendimin personal të Ozil. Arsenali, si një klub futbolli, gjithmonë i është përmbajtur parimeve mbi bazën e të cilave nuk dëshiron të angazhohet në politikë,” tha klubi anglez në një deklaratë. /tesheshi.com/