Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Oreks “tigrash’’ politikë

by te Sheshi
05/08/2024
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Oreks “tigrash’’ politikë
147
SHARES

“Të gjithë bashkë i hëngrëm” (Mazi ta fagame)! – Kjo ishte përgjigja e famshme që politikani i njohur greko-arvanitas Teodoros Pangalos dha për të përkufizuar dilemën se ku shkuan paratë që shkaktuan krizën e thellë ekonomike të shtetit grek (kriza e borxhit të Greqisë).

Kjo frazë më erdhi ndërmend tek shohim dhe dëgjojmë gjysëm të hutuar bëmat dhe shumat e korrupsionit të drejtuesve dhe ish-drejtuesve të institucioneve të ndryshme të shtetit Shqiptar.

Duke mos dashur asesi “që t’i hanim bashkë’’ si në rastin e Greqisë, sërish një lloj stili prej Robin Hudi i shpërndarjes së këtyre vlerave korruptive (pas ndonjë konfiskimi të supozuar pasurie sigurisht), ndoshta do i ngushëllonte pak bashkëqytetarët tanë  të cilët me padurim presin ditën e rrogës, a të ndihmës sociale, a të pensionit, apo dhe të Western Union-it për ndonjë para që i sjell  ‘’i ngarkuari me punë’’ i familjes.

E largët është dita ku në modelin e stilit të parrullave të trashëguara nga epoka komuniste, shihje shpesh në pas vitet 90-të parrulla klishe dhe paksa komike të tipit “ndal dhunës dhe jo korrupsionit’’.

Asokohe, dhuna bashkë me korrupsionin, ishin në fillimet e tyre paksa premtuese, por asesi nuk I shkonte mendja ndokujt se mund të mbërrinim këtu ku jemi sot.

Korrupsioni minor i viteve 90-të me ndonjë shumë të vogël parash për të hapur ndonjë kioskë, apo për të blerë ndonjë vizë Greke etj., ja ka lënë vendin miliona eurove të rrugëve, aeroporteve, kullave, plehrave etj.

Gjithashtu dhe dhuna paksa komike e atyre viteve në formën e marrjes të ndonjë palë shapkave në rrugë, apo ndonjë xhakete xhins nëpër tela, apo të ndonjë tufe “trimash’’ me flokë të palarë (në vend të përdorimit të xhelit) para ndonjë dere shkolle etj., ja ka lënë vendin grupeve të strukturuara kriminale të cilët konkurojnë me atë pjesë të mbetur të shtetit për të patur sa më shume territore dhe favore.

Tek sheh parakalimin e zyrtarëve të korruptuar nëpër SPAK dhe atyre të përfolur nëpër intervista, përgjime etj., të vjen ndërmend matrioshka e famshme ruse, ku formë pas forme, në rastin e Shqipërisë të del e njëjta fytyre korruptive, i njëjti model korrupsioni dhe i njëjti lloj qytetari apo katundari i korruptuar.

Sigurisht që nga shteti, apo nga format e mbetura të kësaj matrioshke që sillen si të paprekura ende nga korrupsioni masiv, nuk pritet që të pranohet hapur se këtë punë e ka marrë lumi, por e pakta të shmanget sjellja sikur nuk po ndodh asgjë, dhe sikur punët janë në rrugën më të mirë.

Situata alaramante  aktuale në Shqipëri ku politika dhe krimi janë në një simbiozë për t’u patur zili nga çdo korporatë mafioze në botë (duke përfshirë dhe mafian finlandeze ndoshta), nuk  mund të mbulohet as me turistët zengjinë apo proletarë qofshin që vijnë në Shqipëri, as me artikujt e sponzorizuar të Shpipërisë turistike nga revista te ndryshme nëpër botë, as me festivalet folklorike të kryeministrit me homologët e tij evropianë, dhe as me ndonjë shfaqje cirku si ajo e seancës të famshme para do kohe në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku lideri global u soll si lider lokal.

Në fund mund të themi pa drojë se duke qënë se  frytet e kësaj pune  “nuk i hëngrëm të gjithë bashkë’’  si në rastin e Greqisë, atëherë dhe pasojat asesi “mos t’i ndajmë bashkë’’, por le të vazhdojnë t’i ndajnë me njeri-tjetrin ashtu siç lakmonte dhe lideri lokal kur uronte famshëm “hëngshin kokat e njeri tjetrit’’, kështu që gostia e tyre le të vazhdojë.

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Edhe Santorini bosh!

Edhe Santorini bosh!

Xhami, muslimanë e emigrantë nën sulm: ç’po ndodh në Britaninë e Madhe?

Xhami, muslimanë e emigrantë nën sulm: ç’po ndodh në Britaninë e Madhe?

Idiotësia fatale e Mao Ce Dunit: ja pse Profeti Muhamed ndali vrasjen e harabelave

Idiotësia fatale e Mao Ce Dunit: ja pse Profeti Muhamed ndali vrasjen e harabelave

TË FUNDIT

  • Të fundit
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni