Delegacioni i PE-së ka rrëzuar edhe pretendimet e opozitës për një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër. Duke mos pranuar fillimisht lënien e mandateve, ata thanë se dhe qeveria nuk ka pse të rëzohet, pasi kjo mund të dëmtojë dhe negociatat.
Qeveri tranzitore?! PE: Në asnjë mënyrë! Ju keni parlament legjitim. Preda: Mërzitem kur dyshoni mbi përfundimet tona për zgjedhjet.
Ishte sërish ai, Knut Fleckenstein, që deklaroi se “Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Ju keni një qeveri legjitime dhe mendoj se një qeveri e përkohshme do dëmtonte hapjen e negociatave”.
Nga ana tjetër, Cristian Preda po nga delegacioni i PE-së tha se është e pakonceptueshme se si mund të vihen në diskutim përfundimet e tyre për legjitimitetin e zgjedhjeve. “Përfundimet tona janë që zgjedhjet e fundit shkuan mirë. Dyshimet mbi përfundimet tona më mërzisin pak. Është çudi të dëgjoj nga politikanët tuaj që zgjedhjet e 2017 kanë qenë të këqija”, tha diplomati i Bruskselit.
Interesante! Shumica e emisarëve të Brukselit të ardhur në Tiranë, vijnë nga parti të djathta. Si Fleckenstein e si Cristian Preda, janë dy prej tyre. /tesheshi.com/