Samir Tahiri do jetë të enjten në Gjykatën e Kirimeve të Rënda për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë, pasi kjo e fundit vendosi mbylljen e hetimeve dhe çuarjen e dosjes për gjykim.
Pritshmëria e ish-ministrit të Rendit ka qenë ajo për mbylljen e dosjes, pasi i qëndron këmbëngulësisht pafajësisë, ndihmuar dhe nga vendimi i autoriteteve italiane që e nxorrën të pafajshëm pas një hetimi për lidhje të mundshme me Habilajt.
Por Krimet e Rënda nuk kanë pranuar të dalin “duarbosh” nga hetimet e tyre për ish-eksponentin e lartë socialist, duke formuluar gjithsesi një akuzë, e cila katë bëjë pikërisht me implikimin në afera trafiku.
Javë më parë Tahiri i kërkoi gjykatës mosshtyerjen e hetimeve nga Prokuroria, gjë e cila iu aprovua. Kjo e fundit kishte kërkuar tre herë shtyerjen, në pamundsi të plotësimit të dosjes me akuzë. Por tani duket se e ka formuluar një sosh, e cila mund dhe t’i rrezikojë burgon ish-ministrit të mazhorancës aktuale.
Gjithçka vendoset të enjten pasdreke, e duhet thënë se janë rikthyer orët e vështira për Tahirin, ato plot ankth nga përballja me akuzat. /tesheshi.com/