Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Opozita profilizon qëndrimin kundër hapjes së negociatave me BE-në: ja disa nga pasojat dhe opsionet politike

by te Sheshi
01/02/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Opozita profilizon qëndrimin kundër hapjes së negociatave me BE-në: ja disa nga pasojat dhe opsionet politike

Nga Ylli Pata

Protesta e së shtunës dhe bllokimi i sotëm i foltores në Kuvend, kanë përvijuar një taktikë që do të ndjekë opozita e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit: përplasje në Kuvend dhe demonstrime në rrugë.

Kjo për të arritur atë që kërkojnë dy partitë: rrëzimin e Edi Ramës dhe ngritjen e një “qeverie antimafia”, që të ndërtohet me pajtimin e Ramës, Bashës dhe Kryemadhit, por pa kryeministrin aktual.

Kanë nisur të qarkullojnë madje edhe emrat që opozita do të pranojë si kandidatë për kryeministër ku spikasin Pandeli Majko e Fatmir Xhafa.

Por ajo që është ende enigmë mbetet qëndrimi zyrtar i PD-së, nëse Komisioni Europian do të kërkojë nga 28 liderët e BE-së mendimin dhe votën për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas gjasave, plani është që në Samitin e Sofjes Ballkani Perëndimor të kalojë si paketë, pra Shqipëria e Maqedonia të hapin negociatat, Serbia e Mali i Zi të avancojnë kapitujt e negociatave dhe Bosnjë Hercegovina të nisë firmosjen e MSA-së.

Megjithatë, sipas të gjitha gjasave Komisioni Europian do të marrë qëndrimin zyrtar të opozitës shqiptare, nëse kjo e fundit është për të hapur negociatat apo jo.

Deri tani, PD dhe LSI nuk kanë dhënë një qëndrim përfundimtar, por një paradhënie ka ardhur në faqet e shtypit shqiptar.

Akil Kraja, një nga përfaqësuesit e rinj të PD-së të “ekipit Basha”, është këshilltar në Bashkinë e Tiranës për opozitën dhe një nga hartuesit e politikave në selinë blu. Ai, në një koment të botuar në gazetën “Panorama”, thekson se PD duhet të jetë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Ja ç’shkruan Kraja:

“Opozita, shoqëria civile dhe intelektualë me peshë, duhet t’i adresohen zyrtarisht Bashkimit Europian, duke i kërkuar që hapja e negociatave të kushtëzohet me rezultate reale e të pranuara nga të gjitha palët në luftën kundra krimit të organizuar dhe Reformën në Drejtësi. Një kushtëzim, që lejon si alternativë të vetme legjitime krijimin e një qeverie antimafia. Një strategji kjo e ngjashme në formë, por thellësisht e ndryshme në përmbajtje, nga ajo që ka ndjekur opozita e kaluar para disa vitesh për një mandat lokal në Fier.

Refuzimi i hapjes së negociatave dhe kushtëzimi i ngritjes së një qeverie antimafia, do të kishte një seri përfitimesh për të gjitha palët. Edi Rama, duke dhënë dorëheqjen si Kryeministër, do të dëshmonte një “dimension lideri”, i cili pranon të tërhiqet për të mirën e vendit duke marrë kështu një pjesë të meritës së hapjes së negociatave të mëvonshme. Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha do të shihte kërkesën e saj për një qeverisje teknike të realizuar. Populli shqiptar do të merrte hapjen e negociatave në kushte më favorizuese sesa nën qeverisjen Rama, të diskredituar botërisht për bashkëpunimin me krimin e organizuar”.

Ka shumë gjasa që kjo tezë të bëhet gjithnjë e më mbizotëruese nga opozita.  Pra ajo nuk do të japë “Ok”-in për hapjen e negociatave  me Edi Ramën Kryeministër. 

Le ta analizojmë këtë strategji.

BE ka vendosur që në samitin e Sofjes të mbyllë punët me Ballkanin duke e kaluar en-block si masë profilaktike për influencën ruse.

Deri tani, të gjitha deklaratat e bëra nga krerët e BE-së janë për hapjen e negociatave. Kjo u bë e qartë nga Presidenti Donald Tusk, Kreu i Komisionit Jean Claude Juncker dhe kryetari i Parlamentit Europian Antonio Tajani, gjatë takimit që  patën në dhjetor me Edi Ramën.

Nëse opozita do ta bindë BE-në, kjo e fundit do ta anulojë vendimin dhe në maj do të penalizojë vetëm Shqipërinë. Por nëse ndodh kjo, atëherë të vetmit vende jashtë Europës në Ballkan janë Shqipëria dhe Kosova, çka do të dërgojë procesin në kalenda.

Gjithsesi nëse ndodh kjo, nuk është e thënë që Basha e Kryemadhi të galvanizojnë një proces që çon në rrëzimin e Edi Ramës.

Sepse, edhe nëse i qëndrojmë argumenteve të opozitës që “Rama është i kapur nga krimi”, ai nëse izolohet nga Europa mund të vazhdojë edhe më keq “i kapur nga krimi”.

Kështu që vendi do të futet në një qerthull jo stabiliteti, që edhe nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, integrimi në BE do të vonohet siç ndodhi në vitin 1997. Pra nuk do të ketë qar por qeder nga kundërshtimi.

Kurse nëse opozita thotë “Po” për hapjen e negociatave, me kushtin për shembull që librin të mos e firmosë vetëm Edi Rama por edhe Lulzim Basha, apo qoftë edhe Monika, atëherë vendi hyn në rrugën e BE-së.

Duke qenë në monitorimin e BE-së, Rama është më i limituar për të vepruar me “dorë të lirë”. Kemi rastet e Rumanisë, Bullgarisë, apo edhe Kroacisë. Sanader u arrestua pasi hapi negociatat me BE-në, sa për shembull.

Por mund të ketë edhe një rrugë tjetër?  Ja një opsion: menjëherë pas këtij hapjes së negociatave, opozita mund të kërkojë largimin e Edi Ramës dhe ngritjen e një “qeverie antimafia” ku brenda saj të jetë edhe Basha e Kryemadhi.

Madje këtë kusht mund ta thotë që tani; pra t’u bëjë të ditur krerëve të Brukselit se “ne e japin ‘Ok’, por të firmosim një marrëveshje detyruese ku Edi Rama të largohet më pas”. Natyrisht do të ketë të vështirë të bindë politikanët europianë, Angela Merkelin në radhë të parë, por gjithsesi  i takon opozitës që të hyjë në proces.

Kurse duke dhënë votën “Jo”, mund të futet në një llogore që e çon në qerthullin e “euroskeptikëve”, llogore në të cilin Basha e futi veten edhe me çadrën.

Nëse e mbani mend letrën e hapur të Johannes Hahn(një politikan i djathtë austriak) që para zgjedhjeve parlamentare të caktuara në fillim më 18 qershor, u kërkoi shqiptarëve që të mos ndjekin PD-në por të votojnë. Pra njohu zgjedhjet edhe nëse opozita do ta bojkotonte.

Megjithatë ka edhe rrugë të tjera: Basha mund ttë inicojë një referendumi, nëse duan shqiptarët që qeveria e Edi Ramës të largohet para hapjes së negociatave apo jo?

Do ta kundërshtojë mazhoranca? Po le ta propozojë njëherë, rëndësi është që të prodhojë më shumë politikë se potere… /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Thaçi zbutet përfundimisht për Specialen: S’do të shfuqizohet!

Thaçi zbutet përfundimisht për Specialen: S’do të shfuqizohet!

Thaçi nuk ftohet nga Trump në Lutjet e Mëngjesit

Thaçi nuk ftohet nga Trump në Lutjet e Mëngjesit

Astronauti amator zbulon satelitin e NASA-s që kishte humbur prej 12 vjetësh

Astronauti amator zbulon satelitin e NASA-s që kishte humbur prej 12 vjetësh

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni