Një akuzë e panjohur deri më tani i është adresuar qeverisë Rama, ajo se po ndërhyn në zgjedhjet për kreun e ri të KMSH-së.
“Shqipëria po vlon nga padrejtësia dhe kauza e zgjedhjeve të lira është kulmimi i saj, por qeveria që e ka ves nuk rri dot pa prishur zgjedhjet kudo të jenë!
Ditën e nesërme Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvillon zgjedhjet, por qeveria duket qartasi që po ndërhyn, po njësoj dhe me të njëjtat mënyra sikur të jenë zgjedhje parlamentare!”, shkruan ish-deputeti Salianji, duke u mjaftuar vetëm me kaq, pa ofruar të dhëna se si po ndodh kjo ndërhyrje.
Deri më tani, kurrë nuk ka patur akuza nga një forcë në adresë të forcës tjetër, se po ndërhyn në zgjedhjen e kreut të ri të Komunitetit Musliman. /tesheshi.com/