Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Opinione pas lirimit të ish-gjyqtarit Nuhi Uka: ja pse dhe në Kosovë drejtësia po lëngon

by te Sheshi
22/10/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Opinione pas lirimit të ish-gjyqtarit Nuhi Uka: ja pse dhe në Kosovë drejtësia po lëngon

Nga Blendi Gashi

Lirimi i ish-gjyqtarit Nuhi Uka nga Gjykata Themelore në Prizren i cili akuzohej për krim të organizuar dhe korrupsion, ka treguar edhe një herë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i ndikuar nga politika dhe se nuk ringjallet me fjalë të kota.

Vendimi i marrë mbi bazën që aktakuzat ndaj Nuhi Ukës janë vjetruar, vë në pah neglizhencën e gjyqtarëve në Kosovë dhe tregon qartë se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdon të mbetet retorikë.

Çuditërisht, lirimi i Ukës ndodhi ditën e djeshme, pikërisht kur Ambasada e Amerikës në Kosovë së bashku me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatën Supreme, filluan nismën “për një gjyqësor me integritet”, me qëllim të forcimit të këtij sistemi.

Ambasadori amerikan. Greig Delaëie pikërisht dje bëri thirrje që të forcohet sistemi i drejtësisë në vend, por siç duket kjo thirrje e tij nuk po ju bën fare përshtypje njerëzve që po e udhëheqin drejtësinë në Kosovë, që është në fund të pusit.

Ndaj lirimit të Ukës kanë reaguar ashpër parti politike, organizata jo qeveritare dhe jo vetëm të cilët thonë se vendimi në fjalë tregon se drejtësia në vend është nën kërcënim.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se rasti Nuhi Uka dhe të tjerët dëshmon brishtësinë e sistemit gjyqësor në Kosovë.

IKD vlerëson se në rastin konkret Prokuroria dhe Gjykata secila me fajin e vetë kanë ndikuar që të lejojnë arritjen e parashkrimit të ndjekjes penale për disa vepra penale.

ehatiiii

“Raste të tilla ku Prokuroria dhe Gjyqësori dështojnë për të për të paraqitur aktakuzat në bazë të afateve ligjore dhe për t’i gjykuar në afate të parapara ligjore, pa dyshim se ngjallë dyshime lidhur me pavarsinë dhe paanshmërinë e këtyre institucioneve në praktikë.
IKD si rezultat i monitorimit të rasteve të korrupsionit në praktikë, vazhdimisht ka kërkuar nga sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor të ndërmarrin veprime konkrete kundër prokurorëve dhe gjykatësve që lejojnë parashkrimin e rasteve të korrupsionit në prokurori dhe gjykata për t’i hetuar arsyet që kanë quar deri të parashkrimi i këtyre rasteve
”, thotë Miftaraj, përtesheshi.com.

Ai thotë se është koha e fundit që organet e ndjekjes në të gjitha rastet kur ka dyshim se trajtimi i rasteve të korrupsionit apo për veprat tjera penale, është vepruar në kundërshtim me ligjin, të ndërmarrin masa adekuate ligjore.

“Që një gjë e tillë të ndodh duhet të ekzistoj vullneti dhe guximi i këtyre organeve, që në praktikë fatkeqësisht po mungon. Deri më tani, kemi pare se mungon vullneti i Prokurorit të Shtetit, i cili kryesisht bazohet në retorikë të kotë, ndërkohë veprimet e ndërmarra deri tash janë dëshmuar se nuk janë provuar në gjykata, por kanë mbetur spektakle”, thot ë Miftaraj, për tesheshi.com.

“Vjetërsimi i lëndëve i qëllimshëm”

Profesori i Fakultetit Juridik, Riza Smaka, duke u ndërlidhur me rastin Nuhi Uka ku u vjetërsuan lëndët, thotë se parashkrimi qoftë i vetëm një lënde penale, e lëre më për një numër enorm të rasteve të tilla, manifeston një indikacion tejet negativ që reflekton dyshime se vjetërsimi i ndjekjeve përkatësisht i procedimeve penale duke e përfshirë edhe përmbarimin, shkaktohet qëllimisht.

rizaaa

“Gjithësesi një rrethanë  e tillë japin situata pesimiste, depresioniste dhe tejet negative për administratën publike dhe sistemin prokurorial e gjyqësor në vendin tonë. Në rrethana të këtilla nuk mund të flitet lëre më të veprohet kundër formave më së të ndryshme të korrupsionit  në sferat pushtetare e qeveritare!”, thotë Smaka, për tesheshi.com.

“Sistemi i drejtësisë i kriminalizuar, drejtohet nga kokat e krimit të klanit ‘Pronto’”

Ndaj, lirimi të ish gjyqtarit Nuhi Uka ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje e cila thotë se një vendim i tillë i marrë nga gjykata tregon edhe një herë për gjendjen jashtëzakonisht të keqe të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Shpallja e tij si i pafajshëm, duke u liruar nga njëra akuzë teksa të tjerat i ishin vjetëruar, është dëshmia me e mirë që ky sistem është komplet i kriminalizuar dhe udhëhiqet nga kokat e krimit të klanit ‘Pronto’, në bashkëpunim me misionin ndërkombëtar EULEX, i cili nuk shprehu asnjëherë gatishmëri për të luftuar krimin. E për më keq, EULEX që nuk preku asnjeherë majat e krimit në Kosovë, u korruptua edhe vetë”, thekson VV.

“Të niset një hetim i menjëhershëm ndaj gjyqtarëve që e liruan Ukën”

Edhe organizata joqeveritare, Lëvizja FOL lirimin e Ukës e quan një sulm mbi parimet e funksionimit të sistemit të drejtësisë si dhe një tregues se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdon të mbetet retorikë.

“Vendimi për ish gjyqtarin Uka dhe të tjerët, është treguesi i qartë se drejtësia dhe vendimet e saj, janë nën kërcënimin e grupeve të organizuara kriminale. Janë vendime që hapur tregojnë ndikimin e politikës dhe rrjeteve të tyre kriminale mbi sistemin e drejtësisë. Po ashtu, është mesazh i rrezikshëm se grupet kriminale mund të ndikojnë mbi vendimet e gjyqtarëve”, thuhet në reagimin e FOL-it.

Kjo lëvizje kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të niset një hetim i menjëhershëm, ndaj grupit të gjyqtarëve që kanë marrë vendimin në rastin Uka dhe të tjerët, derisa kërkon që sa më parë të bëhen ndryshimet e nevojshme që veprat e krimit të organizuar dhe korrupsionit të mos jenë subjekt i parashkrimit.

Ndryshe, Nuhi Uka, është edhe njëri nga 52 të hetuarit për keqpërdorim të ish-pronave shoqërore në Çagllavicë e Llapnasellë, bashkë me ish-deputetin e PDK-së, Azem Syla. /tesheshi.com/

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”
Politikë

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën
Politikë

Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

15/05/2025
Next Post
Sulmi kibernetik që bllokoi të mëdhenjtë e internetit

Sulmi kibernetik që bllokoi të mëdhenjtë e internetit

Dualiteti politik i Agron Dukës, krijon situata të pazakonta në konventën e PAA

Dualiteti politik i Agron Dukës, krijon situata të pazakonta në konventën e PAA

Zbulimi i jashtëzakonshëm: planete të banueshme vetëm 40 vite dritë larg nesh

Zbulimi i jashtëzakonshëm: planete të banueshme vetëm 40 vite dritë larg nesh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni