Oliver Cromwell është konsideruar një ndër figurat angleze më kontroverse të historisë. Publiku ka qenë në mëdyshje nëse duhej dashur apo urryer.
Në vitin 1640 u bë pjestar i parlamentit dhe u shndërrua në imazhin e një politikani të sinqertë dhe të drejtë.
Ai kërkoi reforma të kishës, detyroi mbretin të mblidhte seanca vjetore, si dhe kërkoi heqjen e kontrollit të mbretit ndaj ushtrisë dhe përqendrimin e saj në duart e gjeneralëve të caktuar nga parlamenti.
Fatkeqësisht vdiq nga malarja në vitin 1658 dhe u varros me nderime. Mirëpo trazirat që la pas tij rritën mllefin e mbretit, i cili në vitin 1661 kërkoi të ç’varrosej e të varej, dhe të varrosej përsëri pranë kriminelëve të tjerë./tesheshi.com/