Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Oligarkët: nga vjen ky term, kush janë “të pushtetshmit në hije” dhe rasti shqiptar

by te Sheshi
07/04/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Oligarkët: nga vjen ky term, kush janë “të pushtetshmit në hije” dhe rasti shqiptar
22
SHARES

Vitet e fundit po përdoret termi oligark në politikë dhe kryesish nga analistët kundërshtarë të Edi Ramës, që e cilësojnë kreun e qeverisë si të kapur nga një grup biznesmenësh që marrin të gjithë kontratat shtetërore, ose shumicën e tyre; që po ndërtojnë kulla, fitojnë tendera rrugësh e të famshmet PPP.

Fjala oligarki vjen nga greqishtja e lashtë që do të thotë: oligoi-pak dhe arche-pushtet.

Fjala oligarki është përdorur shumë në filozofinë e së majtës së shekullit të XX për të treguar me gisht grupimet e fuqishme financiare dhe industriale të cilat kanë fuqi të madhe në marrjen e vendimeve politike.

Termi Oligarki financiare përdoret shumë në Kapitali-n e Karl Marxit, Anti-Dyringun e Frederich Engelsit, apo edhe Manifestin e Partisë Komuniste, që ishin veprat më të njohura teorike të dy mendimtarëve gjermano-hebrej, por që veprimtarinë e tyre e kryen në Londër.

Në SHBA ku lobimi i lobit ekonomik është shumë i fuqishëm,  u lëvrua shumë teoria e oligarkisë financiare nga mendimtarë dhe intelektualë shumë të njohur si: Simon Johnson, Jeffrey A. Winters, Michael Moore, Bob Herbert, Thomas Piketty, Martin Gilens, Benjamin Page, madje edhe nga ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, i cili është një figurë e njohur e së majtës liberale.

Por termi oligark u përdor shumë në kohën kur Vladimir Putin u bë President i Rusisë; pra bëhet fjalë në fillimin e viteve 2000.

Një numër i konsiderueshëm sipërmarrësish rusë që u pasuruan duke përfituar nga rënia e Bashkimit Sovjetik, ish-drejtorë ndërmarrjesh, ish-kryetarë kooperativash, ish-sekretarë të parë etj., u mësuan keq me presidencën e Boris Jelcinit.

Ata hynin në Kremlin si në zyrat e tyre dhe arrin të merrnin firmat dhe vulat që donin.

Por me ardhjen e Vladimir Putinit gjërat ndryshuan. Big-ët rusë  kundërshtuan, madje nisën të organizonin lëvizje politike kundër “carit” të ri. Putin nuk fali asnjë: ca i burgosi, ca u larguan nga vendi dhe ca vdiqën një nga një.

Mediat ruse, këta sipërmarrës i cilësuan oligarkë, term që publiku rus ishte i njohur nga filozofia marksiste që të gjithë kishin bërë në shkollë. Pra në Rusi, apo në versionin modern të oligarkëve, ata janë personazhe në një farë mënyrë pozitivë, se kanë qenë kundërshtarët e parë të presidentit rus.

Në Shqipëri, oligarkë quhen disa biznesmenë shumë të mëdhenj që kanë para më shumë sesa buxheti i shtetit, pasi kanë dalë “vullnetarë” që të bëjnë investime të mëdha për të marrë pastaj rimbursimet nga qeveria.

Por përveç rimbursimeve janë bërë klientë të rregullt të shtetit.

Edi Rama, kryeministri i vendit, i ka përmendur me emër në Parlament duke iu përgjigjur liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili e akuzoi se po përdor lekët e hashashit për investime të mëdha.

Rama ju kthye duke i thënë se ata janë biznesmenë që kanë punuar gjithmonë me shtetin, e sidomos me qeverinë e PD-së, pasi janë edhe donatorët më të mëdhenj të Partisë Demokratike.

Dhe Rama përmendi një nga një: Samir Mane, Bashkim Ulaj, Shefqet Kastrati, Ramë Geci, Rrok Gjoka.

Edhe kur ka qenë PS-ja në opozitë akuzonte atëherë këto kompani se favorizohen nga qeveria, megjithëse Edi Rama kur ishte kryetar bashkie, bashkëpunonte në punët publike me këta sipërmarrës.

Këta janë vërtetë kompani të mëdha që kanë pushtet fortë dhe influencë shumë të madhe në politikën shqiptare, madje edhe më tej.

Në kohën e kulmit të përplasjes mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, kur PD-ja ishte në qeveri, Bashkimi Europian do të merrte një godinë për selinë e saj në qendër të Tiranës.

Një zyrtar i lartë i BE-së u çudit shumë spe Rama po insistonte më shumë tek europianët që të merrnin seli tek 20-katëshi i Ulajt pranë TVSH-së ku sot ka zyrën private Sali Berisha.

Këta biznesmenë zotërojnë kapitale dhe fuqi punuese, madje edhe resurse njerëzore të mëdha.

Edi Rama në mandatin e parë vendosi të bëjë Lungo Mare-n në Vlorë, por kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Transporteve që e kishte LSI-ja jo vetëm po e vononin por edhe s’po punonin sipas standardeve që kryeministri-deputet i Vlorës kishte vënë në inspektimet periodike.

Në fund i largoi të gjithë dhe në dorë e mori korporata e Bashkim Ulajt që e mbylli brenda 6 muajsh.

Realisht, përveç kontratave shtetërore, këto kompani të mëdha fitojnë edhe tenderat ndërkombëtarë, siç është TAP-i për shembull.

Problemi uhet parë nëse këto kompani po shkelin ligjin apo po abuzojnë me fondet shtetërore.  Megjithatë çështja deri tani ka qenë tek publiciteti i madh që analistët i bëjnë kësaj klase të sipërmarrjes.

Giani Agnelli, kreu legjendar i FIAT-it dhe Juventusit, kishte mik një lider sindikalist dhe i thoshte shpesh që ta shante fort dhe ta quante oligark, pasi siç mendonte avokati, publiciteti, i keq apo i mirë ishte reklamë dhe do t’i bëntë shumë mirë në bursë dhe në lobin e kapitalistëve, që e shikonin se ai është i fortë dhe ndër të parët…/tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Zbulimi i ri: identifikohet struktura gjenetike e 10 mijë tumoreve

Zbulimi i ri: identifikohet struktura gjenetike e 10 mijë tumoreve

Vetëvendosje: ja piraminda e luksit në kabinetin “Haradinaj”

Vetëvendosje: ja piraminda e luksit në kabinetin “Haradinaj”

Paqe mes Evertonit dhe Liverpulit në derbin mediokër

Paqe mes Evertonit dhe Liverpulit në derbin mediokër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni