Një zëdhënëse e Ministrisë armene të Mbrojtjes shkruajti në Facebook se luftime të ashpra po ndodhnin në pjesët veriore dhe jugore të Nago-Karabakut dhe se Azerbajxhani, i cili kishte përqendruar forca të mëdha në këto zona, kishte filluar një ofensivë.
Ajo gjithashtu deklaroi se tre aeroplanë të Forcës Ajrore të Azerbajxhanit u rrëzuan në Nago-Karabak.
Por shefi i shërbimit për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, kolonel Vagif Dargjahli, deklaroi se asnjë avion luftarak i Forcave Ajrore të Azerbajxhanit nuk u rrëzua gjatë luftimeve në vijën e kontaktit në Karabak.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit gjithashtu lëshoi një video që pretendohet se tregon goditjen e ushtarëve dhe pajisjeve armene. /tesheshi.com/