Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

    Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

    Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

    Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

    Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

    Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

    Jack Ma, rishfaqje në Kinë pas muajsh “zhdukjeje”

    Jack Ma, rishfaqje në Kinë pas muajsh “zhdukjeje”

    “Vdekja fisnike” e një kosovari në SHBA

    “Vdekja fisnike” e një kosovari në SHBA

    Pakistan: ish-kryeministri kërcënohet me vdekje nga ministri

    Pakistan: ish-kryeministri kërcënohet me vdekje nga ministri

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Ofendimi i Kadri Veselit ndaj Albulena Haxhiut – Pse nuk reaguan gratë deputete?!

Nga te Sheshi
26/10/2015
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Ofendimi i Kadri Veselit ndaj Albulena Haxhiut – Pse nuk reaguan gratë deputete?!
17
SHPËRNDARJE

Nga Blendi Gashi

Grupi i grave deputete të Kuvendit të Kosovës në shumë raste kanë ngritur zërin e tyre ndaj padrejtësive që u janë bërë grave, dhunës gjinorepor edhe ndaj rasteve kur janë fyer koleget e tyre deputete. Por, jo në të gjitha rastet. Siç duket ato po bëjnë mbrojtje selektive dhe partiake. Janë bërë dy ditë që deputetja e ‘Vetëvendosjes’ Albulena Haxhiu u ofendua rëndë nga kryekuvendari Kadri Veseli, dhe gratë deputete në vend që të mbrojtën kolegen e tyre, zgjedhën heshtjen.
Ky mos reagim mund të ‘kuptohet’ pasi në krye të grave deputete është bashkëpartiakja e Veselit, deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra.

Portali tesheshi.com ka kontaktuar deputeten Haxhiu për të marrë një mendim nga ajo se pse koleget e saj nuk i dolën në mbrojtje, por nuk e ka hapur telefonin.
Gjithashtu, kemi bërë përpjekje të kontaktojmëedhe Deliu-Kodrën, por komunikimi me të ka qenë i pamundur.

albulena-haxhiuAktivistja e VV-së pyet: Ku janë gratë deputete?

Aspak nuk i ka pëlqyer heshtja e grave deputete, aktivistës së VV-së Yllka Fejzullahu, e cila ka akzuuar ato për standarde të dyfishta.
“Ku janë gratë deputete që t’i dalin në mbrojtje koleges së tyre Albulena Haxhiu ndaj fyerjes së ulët që ju bë nga Kadri Veseli?!?!Nëse jeni për mbrojtje të femrave atëherë mos promovoni mbrojtje selektive e partiake!Nëse nuk reagoni për Albulenen Sot, atëherë nuk ju takon të reagoni Kurrë dhe për Asnjë femër Ndonjëherë!”, ka qenë reagimi i Fejzullahut.

Portalitesheshi.comka vendosur të bëj publike disa raste kur gratë deputete reaguan fuqishëm, kur u ofenduan koleget e tyre,apo edhe në raste të tjera kur femra ishte caki dhunës.

Më poshtë mund t’i lexoni disa reagime të grave deputete:

Reagimi i grave deputete ndaj dhunës gjinore ( rasti i Zejnepe Bytyqit – Berishës)

Grupi i Grave Deputete ka shprehur shqetësimin për përmasat që po merr dhuna gjinore, përherë në rritje dhe jo rrallë herë me humbje të jetëve të grave dhe vajzave tona. Deputetet theksojnë se ky është edhe një tjetër krim i tmerrshëm ndodhi në një familje shqiptare në Suharekë, një ngjarje që na përkujton se sa të brishtë jemi si shoqëri dhe si femra në veçanti.

“Zejnepe Bytyqi – Berisha është viktima e radhës e cila nuk arriti t’i shpëtojë plagëve të marra me thikë, të shkaktuara nga bashkëshorti i saj. Nuk mund të mos e themi se Diana Kastrati dhe Zejnepe Bytyqi janë viktima të dështimit të drejtësisë për t’ju ofruar mbrojtje! Dhe ky rast tregon se sundimin e ligjit duhet ta shtrijmë në të gjitha nivelet, ndërkaq kujdesin me të madh duhet ta tregojmë te vetë familjet dhe rrethi ynë i ngushtë, sepse aty kanë vendin themelet e shtetit dhe shoqërisë sonë”.

Reagimi ndaj reperit Gold AG:

Grupi i Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës dënojnë gjuhën denigruese dhe nxitjen e urrejtjes ndaj deputetes, Alma Lama, në këngën e fundit të këngëtarit Gold AG “Shqiptar 2”.
“Gratë deputete vlerësojnë se nuk është hera e parë që kjo deputete vihet në qendër të sulmeve dhe fyerjeve nga persona të indoktrinuar që nxisin urrejtje.Ato konsiderojnë se nxitja e urrejtjes mbi baza fetare dhe fyerjet publike janë të papranueshme dhe kërkojnë që organet e drejtësisë ta adresojnë këtë çështje në mënyrën e duhur.Rasti i fundit është ai i një këngëtari të quajtur GOLD AG i cili në një këngë, përdor fjalë të ndyra dhe në kundërshtim të plotë me etikën, godet personalitete publike dhe politike. Është veçanërisht shqetësuese gjuha denigruese ndaj grave në politikë, të cilat e ngrenë zërin ndaj fenomeneve negative të shoqërisë”.

grate deputete te mimozaGratë deputete, mbështetën Mimoza Kusari-Lilën

Grupi i grave deputete të Parlamentit të Kosovës kishte vizituar kryetaren e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, për t’i dhënë mbështetje asaj, pas kërcënimit që kishte pranuar.

Kryetarja e grave deputete, Blerta Deliu – Kodra, ishte shprehur se më të kuptuar për rastin kërcënues ndaj Kusari-Lilë, menjëherë kanë reaguar dhe kërkuar që ky rast të zbardhet nga organet e drejtësisë.
“Ne, erdhëm sot për të dhënë mbështetjen tonë për punët që kryen dhe angazhimet që ka kryetarja Mimoza Kusari Lila. Ne kemi vlerësime tëposaçme për punën dhe vizionin qeverisës të cilën e ka si dhe njiherit folëm edhe për problemet me të cilat ballafaqohet si kryetare e Komunës së Gjakovës. Në këtë mënyrë inkurajojmë kryetaren Mimoza Kusari Lila për punën që kryen karshi një shoqërie tradicionale siç është Kosova dhe përmes punës ka dëshmuar se arrin gjithnjë t’ia dalë me suksese” kishte deklaruar Kodra.

Reagimi i grave deputete ndaj Gjykatës Kushtetuese:

Grupi i Grave deputete është i zhgënjyer edhe në lidhje me dy gjykatëset gra të Gjykatës Kushtetuese.
“Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës vlerëson se interpretimi që i ka bërë Gjykata Kushtetuese amendamentit për futjen e kuotës gjinore edhe në qeveri, në aspektin e të drejtave të njeriut, është në shpërputhje të plotë me vetë frymën e Kushtetutës, e cila ka parim themelor barazinë gjinore.Ky interpretim shënon një hap mbrapa përsa i përket përpjekjeve për të luftuar diskriminimin me bazë gjinore që shtrihet në cdo pore të shoqërisë, përfshirë edhe institucionet publike.
Të drejtat e grave bëjnë pjesë pikërisht në korpusin e të drejtave të njeriut dhe kërkesa për barazi gjinore nuk ka si të jetë pakësim i të drejtave por barazi në të drejta. Gjithashtu kuota e propozuar si amendament është për mbrojtjen e të dyja gjinive në rastet e diskriminimit, pra kuotë neutrale.
Kuotat gjinore janë masa afirmative që nga vetë Kushtetuta e Kosovës në nenin 24.3 kërkohen të ndërmerren ndaj grupeve më pak të përfaqësuara.
Nxjerrja e përfundimit se amendamenti që synon barazinë gjinore, pakëson të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuara në kapitullin e II të Kushtetutës është edhe në kundërshtim të plotë me vetë arsyetimin që ka bërë Gjykata Kushtetuese, në të cilin përmenden rezultatet dhe konventat ndërkombëtare që kërkojnë eliminimin e diskriminimit gjinor nëpërmjet ndryshimeve Kushtetuese dhe legjislative që duhet të ndërmarrin shtetet anëtare. Për shembull në arsyetim përmendet Rekomandimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i vitit 2003 ku shprehimisht thuhet që vendet anëtare duhet të marrin parasysh ndryshime kushtetuese dhe ose legjislative, përfshirë masat e veprimit pozitiv (kuotat) të cilat do të lehtësonin një pjesëmarrje më të baraspeshuar të meshkujve dhe femrave në vendimmarrjen politike dhe publike. Edhe amendamenti i propozuar nga deputetët ishte në përputhje të plotë me këtë frymë dhe me këto kërkesa.
Grupi i Grave deputete është i zhgënjyer edhe në lidhje me dy gjykatëset gra të Gjykatës Kushtetuese, njërën prej të cilave e kemi votuar me qëllimin që të mbrojë interesat e grave edhe në organin më të lartë të interpretimit të kushtetutës. Duam të rikujtojmë se vetë zonjat që kanë votuar kundër amendamentit për futjen e kuotës gjinore në Kushtetutë sot janë pjesë e Gykatës Kushtetuese aty në sajë të aplikimit të kuotave si masa afirmative për të mbërritur barazinë gjinore.
Tërheqim vëmendjen e opinionit publik se amendamenti i iniciuar nga deputetja e Alma Lama ka pasur përkrahjen e 55 deputetëve të Kuvendit, në numër të barabartë nga të dyja gjinitë, gjë që dëshmon për njohjen e situatës së pabarabartë në pushtetin ekzekutiv dhe dëshirën për ta ndryshuar atë
“.

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Kriza e parë bankare e gjeneratës së Twitter-it: ç’rol luajtën mediat sociale?
Ekonomi

Kriza e parë bankare e gjeneratës së Twitter-it: ç’rol luajtën mediat sociale?

28/03/2023
Kryeministri i ri skocez Hamza Yousaf, muslimani i parë në këtë pozicion
Politikë

Kryeministri i ri skocez Hamza Yousaf, muslimani i parë në këtë pozicion

28/03/2023
PD, kahja Basha: një lazaratas për Tiranën
Politikë

PD, kahja Basha: një lazaratas për Tiranën

28/03/2023
Lajme të tjera
FOTO/Një lojë virale popullore në Azi: arti me ushqimin

FOTO/Një lojë virale popullore në Azi: arti me ushqimin

Banka Botërore hap kredinë për Shqipërinë: Paratë të harxhohen në sigurinë e rrugëve

Banka Botërore: Quo Vadis ekonomia shqiptare?!

Sekreti për një komposto të shijshme me ftonj

Sekreti për një komposto të shijshme me ftonj

TË FUNDIT

Kryeministri i ri skocez Hamza Yousaf, muslimani i parë në këtë pozicion

Kryeministri i ri skocez Hamza Yousaf, muslimani i parë në këtë pozicion

3 orë Më parë
Vatikani do të dërgojë fjalimin e Papës në hapësirë

Vatikani do të dërgojë fjalimin e Papës në hapësirë

4 orë Më parë
Kjo mace, tjetër lajm i mrekullueshëm nga Turqia

Kjo mace, tjetër lajm i mrekullueshëm nga Turqia

5 orë Më parë
PD, kahja Basha: një lazaratas për Tiranën

PD, kahja Basha: një lazaratas për Tiranën

6 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kriza e parë bankare e gjeneratës së Twitter-it: ç’rol luajtën mediat sociale?

Kriza e parë bankare e gjeneratës së Twitter-it: ç’rol luajtën mediat sociale?

28/03/2023
Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

28/03/2023
Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

28/03/2023
Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

28/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist