Ish-sulmuesi norvegjez i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është favoriti më i madh për të marrë drejtimin e ekipit pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
Solskjaer luajti për Manchester United nën drejtimin e Sër Alex Ferguson që nga viti 1996 e deri në vitin 2007, duke shënuar 91 gola në 235 takime. Ndërsa në vitin fitoi dhe Champions League kundër Bayern.
Më pas udhëhoqi ekipin rezervë të Manchester United për tre vjet rresht, ndërsa që nga viti 2011 e deri në 2014 ka qenë trajner i Molde, ekip norvegjez, me të cilin fitoi dy tituj të ligës në Norvegjia. Dhe pas një qëndrimi të shkurtër në Cardiff City, përsëri u ul në stolin e Molde.
Pas Solskjaer, si kandidat tjetër është ish-lojtari dhe trajner asistent, Mike Phelan.
Ai ka luajtur për United nga viti 1989 deri më 1994. /tesheshi.com/