Presidenti i Italisë, Sergio Mmattarella ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen e paralajmëruar dhe të pritur të Kryeministrit Matteo Renzi, pas miratimit të buxhetit për vitin 2017.
Pas humbjes në referendum për ndryshimet kushtetuese, Renzi njoftoi dorëheqjen të hënën, por presidenti “ngriu” kërkesën deri në votimin e buxhetit 2017 që u votua sot nga Senati italian.
Pas takimit me presidentin, ai ra dakord të mos e japë dorëheqjen para se të miratohet buxheti.
Mateo Renzi deklaroi se do të jepte dorëheqje fill pas publikimit të rezultateve të referendumit, ku italianët votuan masivisht për t’i thënë ‘JO’ ndryshimeve kushtetuese dhe Senatit./tesheshi.com/