Teksa kanë qenë duke darkuar në një restorant në Nju Jork, çifti Hillary dhe Bill Clinton janë suprizuar nga gjesti i kamarierit, një emigrant shqiptar nga Kosova, i cili iu ka shprehur falenderime për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në pranverën e vitit ‘99
Kamerieri, një 32-vjeçar i cili kisha mbërritur në Amerikë po atë vit, i kur nga lufta, i tha çiftit Clinton, por duke u përqëndruar më tepër tek Billi, se ishte pikërisht ai që i kishte shpëtuar jetën atij dhe mijra kosovarëve të tjerë nga forcat serbe.
Siç informojnë mediat amerikane, ish-presidenti është emocionuar mjaft nga fjalët e kamarierit kosovar, madje deri në përlotje. Më pas ata kanë pozuar së bashku.
Në Prishtinë ekziston dhe një bust i ish-presidentit demokrat dhe shesh me emrin e tij, në nderim të rolit për çlirimin e Kosovës. /tesheshi.com/