Elizabeth Sweetheart, 74 vjeçe nga New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e fiksuar në ngjyrën e jeshile.
Gjërat e saj, gardëroba dhe gjithçka është në këtë ngjyrë. Ajo ka treguar se fillimisht ka bërë flokët me këtë ngjyrë dhe më vonë gjithçka rreth saj u shndërrua në këtë ngjyrë.
“Çdo gjë duhet të jetë e gjelbër. Edhe burri im i cili nuk është gjelbërosh ka filluar ta dojë këtë”, ka thënë ajo.
Ajo ka treguar se gjithmonë e ka dashur këtë ngjyrë dhe mundohej ta kishte në gardërobën e saj.
Elizabeth po ashtu ka treguar se një ditë e zakonshme e saj fillon me këtë ngjyrë, kur zgjohet dhe shkon në kuzhinë ndez dritat dhe gjithçka bëhet jeshile./tesheshi.com/