Ndryshe nga opozita që vijon shigjetimin e reformës në drejtësi, ndërkombëtarët duket se janë të kënaqur me ecurinë e saj. Zëri më i fuqishëm përfaqsues i momentit, pasardhësi i kroates Romana Vllahutin, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, tha madje se motorët e reformës janë ndezur fuqishëm.
“Reforma në drejtësi është një çështje e ndërlikuar dhe komplekse. Është një çështje që është ndjekur gjatë gjithë kohës. Është si puna e karburantit, që është dashur pak kohë që karburanti të shkojë tek motori, tani që motori do të ndizet do të kemi të gjitha SPAK , BKH dhe natyrisht edhe Gjykatën Kushtetuese. Në po ndjekim strategjinë 2019-2023”, tha njeriu i Brukselit në Tiranë.
Në mënyrë të paparashikuar, reforma me procesin e saj me akut, vettingun, ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, një precedent i panjohur, siç dhe në fakt dhe vetë lloji i reformës në drejtësi, e cila aplikohet për herë të parë nga Shqipëria. Por ndërkombëtarët, si investues të fortë të saj, e kanë konsideruar diçka kalimtare. /tesheshi.com/