Njeriu i Brukselit në Tiranë, ambasadori Soreca, tha se BE nuk ndërhyn në çështjen duhet apo nuk duhet të prishet Teatri i vjetër për t’u ndërtuar një i ri. Sipas tij, për Brukselin më të rëndësishme janë procedurat, nëse janë apo jo ligjore.
Nuk duhet të jemi ne ata që themi nëse duhet të ketë një ndërtesë të re ose jo, këtë e kanë përgjegjësi autoritetet shqiptare. Ashtu sikur e dini edhe ju pozicioni ynë ka qenë i qartë që nga shtatori i vitit të shkuar, BE i ka bërë thirrje qeverisë që të jenë transparent edhe pa qasje diskriminuese në treg.
Ky duhet të jetë parimi që duhet të udhëheqë autoritetet shqiptare, prandaj është lancuar edhe tenderi për më tej. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të ketë kritere të qarta edhe transparente, edhe të ketë një qasje të drejtë per këtë cështje.
Ajo që është e rëndësishme për ne është sundimi i ligjit, procedurat e tenderit duhet të jenë në përputhje me ato të BE-së, mesa di tenderi është i hapur deri në 19 shtator”, tha diplomati europian në aktivitetin për “Zâ Fest”.
Por i pranishëm aty Edmon Budina, njeriu që është në krye të kauzës për mbrojtjen e godinës së vjetër, tha se nuk ishte dakort me këtë gjykim:
“Nuk jam dakord me ju. Qeveria para se të nisë tenderin duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, se kemi gjysmën e popullit të papërfaqësuar. Vazhdoni mbështetjen për artin shqiptar, se është e vetmja mënyrë që Shqipëria të futet në BE”,theksoi Budina. /tesheshi.com/