Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një shpjegim shterues i sulmit izraelit ndaj Iranit

Llogaritë e shtetit çifut në konflikt me shtetit shiit  

by te Sheshi
13/06/2025
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 7 mins read
A A
Një shpjegim shterues i sulmit izraelit ndaj Iranit
111
SHARES

Nga Justinian Topulli

Shtetet e ndërtojnë politikën e tyre të jashtme në bazë të interesave të tyre kombëtare, të cilat bazohen mbi besimet, ideologjitë, historitë dhe kultura e tyre, duke marrë parasysh gjithashtu edhe rrethanat gjeopolitike dhe ekonomike e ushtarake ku ata ndodhen.

Shteti sionist edhe pse i krijuar nga një ideologji nacionaliste laike, është mbështetur thellësisht mbi një doktrinë fetare, për t’i dhënë vetes më tepër legjitimitet. Bazuar në këtë doktrinë dhe në interesat e tij për supremaci dhe ekspansion, shteti sionist bën gjithçka që mundet për t’i përmbushur ato, duke marrë parasysh këtu faktin se krijimi i tij artificial, në një mjedis të huaj për të dhe në një nga qendrat më të rëndësishme të historisë dhe gjeopolitikës botërore, e ka vendosur atë në një mjedis armiqësor, që e sheh atë si një çiban të huaj në trupin e një brezi kulturor, fetar dhe etnik gati unik.

Fuqitë e mëdha që garantuan krijimin e tij, duke nisur që nga Britania e Madhe, ish Bashkimi Sovjetik e më pas SHBA dhe mbarë Perëndimi, janë garantët e ekzistencës së këtij shteti. Kështu që shteti sionist nuk është se realisht i rrezikohet ekzistenca nga Irani, përtej deklaratave mediatike që ka bërë ndonjë prej zyrtarëve të lartë të këtij të fundit, por mendësia e politike e sionistëve është e tillë që nuk duan asnjë rival ushtarak në rajon që të jetë i barabartë me ta.

Supremacia ushtarake në rajon u siguron sionistëve zgjerim territoresh, siç ka bërë gjatë gjithë këtyre dekadave me pushtimet e tij, u siguron gjithashtu ekspansion ekonomik dhe fuqi rajonale dhe globale në rritje. Mirëpo shteti sionist e di mirë se nuk i ka kapacitet vetjake ta ruaj apo të rrisë dhe mbajë këtë supremaci, kështu që atij i duhet patjetër prezenca e përhershme mbështetëse e SHBA në rajon. Për këtë arsye atij i duhet të stisë një armik potencial, për të cilin do të shprehet se, ndjehet gjithmonë i kërcënuar prej tij.

Mjafton si shembull sjellja e Izraelit me ndërhyrjet e tij ushtarake në territorin sirian, i cili për shkak të gjendjes së tij të mjeruar, nga një luftë e gjatë civile, nuk bëhet fjalë të rrezikojë sigurinë e Izraelit. Por duke qenë se ai e sheh atë si një potencial të mundshëm rreziku në të ardhmen, si dhe për të përfituar nga dobësia e tij aktuale, për t’u shtrirë në territorin sirian dhe për të treguar supremacinë e tij në të, e godet Sirinë pa asnjë provokim paraprak.

Irani ndërkohë, me ndikimin dhe fuqinë e tij në rajon, dhe politikën e tij të pavarur, është kandidati më i mirë që Izraeli e përdor si pretekst, për synimet e tij. Kështu që Izraeli përmes goditjes së Iranit kërkon të mbajë gjallë konfliktin në Lindjen e Mesme dhe prezencën ushtarake amerikane në të, si dhe të tërheq vëmendjen nga presioni ndërkombëtar në rritje karshi gjenocidit që apo kryen në Gaza. Njëkohësisht ai kërkon t’iu japë mësim edhe fqinjëve arabë, për të lidhur marrëveshje paqeje me të dhe për t’i hapur atij dyert politike dhe ekonomike, e njëkohësisht të braktisin çështjen palestineze, duke pranuar kështu realitetin e forcës dhe hegjemoninë e supremacinë ushtarake sioniste.

Sigurisht që Izraeli e ka të pamundur vetë ta bëjë këtë pa ndihmën dhe miratimin e SHBA, kështu që ai në kurriz të saj kërkon të bëhet ai që nuk është është, një hegjemoni rajonale, e pse jo edhe globale në të ardhmen. SHBA ka marrë shpesh një kosto të madhe duke mbështur në mënyrë absurde dhe amorale veprimet arrogante dhe ilegjitime të Izraelit, por politika amerikane është e kapur nga lobi i fuqishëm hebre (AIPAC etj.), i cili më shumë kujdeset për interesat e Izraelit në rajon sesa ato amerikane.

Sigurisht këtu një rol të rëndësishëm kanë edhe grupimet protestanto-sioniste (CUFI etj.) të cilat mbështetjen për shtetin sionist e shohin si pjesë e doktrinës së tyre eskatologjike për rikthimin e Mesisë dhe vendosjen e mbretërisë mijëvjeçare të Krishtit.

Ndërkohë vetë interesat amerikane, janë jo rrallë ato që dëmtohen më së shumti, nga kjo mbështetje e pakushtëzuar për Izraelin. Por e ngecur prej kohësh në këtë çark fuqie sioniste e protestante, politika amerikane mbetet e njëanshme dhe larg zgjidhjes, duke qenë se është e vetmja fuqi që mund të imponojë sot për sot një zgjidhje afatgjatë në rajon.

Ngjarjet e 7 Tetorit 2023, përtej mitit që narrativa sioniste ka ngritur rreth vetes, treguan dobësinë dhe varësinë e Izraelit nga faktori ndërkombëtar dhe sidomos nga SHBA. Kështu që atij i duhej patjetër, që për të vënë në vend “nderin” dhe imazhin e dëmtuar të tij, të hynte në “luftë” me Gazën. Por duke qenë se nuk ka ndonjë krahasim forcash mes tyre, ai iu drejtua gjenocidit dhe shfarosjes masive të palestinezëve civilë.

Izraeli e di mirë se çfarëdo që të bëjë në Gaza nuk e ndreq dot imazhin e dobësisë apo gënjeshtrën e narrativës së tij, që ekspozoi 7 Tetori, dhe sa më shumë që zgjatet masakra mbi Gazën aq më shumë e tregon këtë dobësi dhe paaftësi të tij për të përmbushur atë që ai pretendon: lirimin e pengjeve dhe zhdukjen e Hamasit. Por ndërkohë ai tashmë synon prej këtij gjenocidi, rimarrjen e territorit që e lëshoi në 2005 dhe zbrazjen e Gazës nga banorët e saj, duke i dhënë kështu fund një herë e mirë çështjes palestineze. Dhe kështu ai përmbush synimin e tij të kahershëm, për zgjerim territori.

Ndërkohë lufta me Iranin krahas asaj që përmendëm më sipër, i siguron Izraelit edhe një imazh të ri force, duke përfituar nga ajo që ai humbi me 7 Tetor. Kështu që duke e ditur se “lufta” në Gaza nuk ia siguron dot këtë, i vetmi shans është lufta me Iranin, nënshtrimi i të cilit mund t’i rikthejë imazhin e humbur të forcës nga ngjarjet e 7 Tetorit, krahas përfitimeve të tjera që i përmendëm. Sigurisht në avancimin e kësaj agjende luan rol të madh edhe pozita e dobët politike e kryeministrit Netanjahu, që rrezikon shumë me rënien e tij nga pushteti.

Irani ndërkohë, është një shtet që mbart një trashëgimi historike perandorake dhe ka një doktrinë të tij ekspansioniste, fetare, kulturore, ekonomike dhe ushtarake. Si një shtet fetar perso-shiit, ai e sheh veten edhe si misionar të kësaj doktrine, në atë që ai e quan “eksportim i revolucionit”. Kështu që Irani është afërmendsh, që e ka parësore ruajtjen e sigurisë dhe fuqisë e tij si dhe përmbushjen e interesave madhore të tij, në përputhje me doktrinën, politikën dhe trashëgiminë e tij, mbi të cilën ai është formësuar. Sigurisht që edhe ai ndjek një politikë hegjemoniste dhe ekspansioni në rajon. Por duke qenë se Irani nuk ka mbështetje ndërkombëtare si Izraeli dhe kapacitet teknologjike dhe ushtarake të tij, atij i duhet të sigurojë bombën bërthamore, për të garantuar kështu sigurinë dhe paprekshmërinë e tij. Për të njëjtin qëllim që e kanë edhe shtetet e tjera, njëlloj si edhe vetë Izraeli që tashmë dihet botërisht që e zotëron atë, paçka se nuk e pohon dhe as e mohon posedimin e saj.

Irani duke mos pasur fuqinë dhe mbështetjen ndërkombëtare të Izraelit, operon përmes luftës asimetrike, që është krijimi i grupeve proxy në rajon apo mbështetja e tyre, së pari për të garantuar sigurinë e tij dhe së dyti për të luftuar hegjemoninë sioniste në rajon, dhe për të qenë pse jo ai hegjemoni i vetëm, ose së paku një rival i fortë. Iranit nuk i intereson shumë çështja palestineze dhe ajo arabe, por ai e përdor atë pikërisht për të shtrirë ndikimin e tij në rajon dhe për të rritur sigurinë e tij. Dhe nën këtë petk ai ka krijuar dhe mbështet proxy-it e tij të cilët ai i quan si “boshti i rezistencës” ndaj hegjemonisë sioniste në rajon. Ndërkohë Irani, si shtet misionar me doktrinë shiite, kërkon përhapjen e kësaj doktrine në vendet sunite arabe, çka i siguron atij njëkohësisht edhe mbështetje politike dhe hegjemoni rajonale. Për këtë arsye ai edhe pse zyrtarisht nuk lejon atakimin e simboleve sunite, që për të doktrinalisht janë të refuzuar, ai përsëri përpiqet përmes fuqisë së butë të përhapë bindjet e tij sektare shiite, që bien ndesh me ato sunite.

Në thelb në këtë konflikt kemi të bëjmë me një rivalitet hegjemonish mes Iranit dhe Izraelit, se kush do të dominojë Lindjen e Mesme, për interesat e tij.

Po ku janë arabët në këtë mes?

Arabët edhe pse janë popullsia më e madhe në rajon, më unike për nga feja, gjuha dhe etnia, dhe me shtrirjen më të gjerë në të, janë më të përçarët në politikë. Politika e jashtme që ata ndjekin më shumë çon ujë në mulli të interesave të pushtetit të atyre individëve që i mbajnë ato, sesa në interes të vendeve dhe popujve që ata përfaqësojnë. Arabët janë në fakt gjahu i majmë i synuar, nga rivaliteti mes hegjemonisë sioniste dhe asaj perse në rajon. Në këto kushte arabët edhe pse në fakt nuk duan asnjërin, detyrohen të bëhen me më të fortin, që në këtë rast duket qartë se është shteti sionist dhe aleatët e tij.

Beteja mes Iranit dhe Izraelit nuk është një show, ajo është një betejë reale, por duke pasur parasysh se çfarë rrezikojnë të dy nga përfshirja në një luftë të mirëfilltë frontale dhe të pakufizuar, lufta mes tyre ka gjasa të vazhdojë me të tilla sulme dhe kundërsulme të kufizuara. Megjithatë, duke qenë se zhvillimet politike-luftarake janë të vështira të parashikohen, nuk përjashtohet mundësia ekstreme e një përshkallëzimi më të frikshëm dhe të dhunshëm, ku palët mund të humbasin vetëpërmbajtjen, edhe pse diçka e tillë ka pak gjasa të ndodhë.

Irani mund të pranojë, si edhe më parë, një lloj tërheqje dhe nënshtrimi, për të mos humbur më tej kapacitet e tij ushtarake dhe bërthamore, por ndërkohë kjo nuk do ta kënaq Izraelin i cili do të vazhdojë ta përdor Iranin si pretekst që përbën rrezik për sigurinë e tij.

Edhe sikur rendi mullave shiitë të përmbyset në Iran, Izraeli do të stisë një tjetër armik, që kërcënon sigurinë e tij, e nuk është çudi që në radhë të jetë Turqia apo edhe ndonjë shtet tjetër musliman.

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Irani sulmon Izraelin, disa raketa godasin qendrën e Tel Avivit

Irani sulmon Izraelin, disa raketa godasin qendrën e Tel Avivit

“Ok” i Trump që Izraeli të sulmojë Iranin

“Ok” i Trump që Izraeli të sulmojë Iranin

Moska, lazer kundër dronëve(ukrainas)

Moska, lazer kundër dronëve(ukrainas)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni