Përbërësit:
100 gr thjerrëza
1 kub koncentrat pule
4 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 avokado
1/2 spec i kuq
1/2 qepë e njomë
4 kokrra domate (të vogla)
100 gr djathë Skarmorsa
1 kokërr lëng limoni
1 lugë gjelle majdanoz
kripë
piper
Në një enë me ujë vendosim që të shkrijë koncetratin e pulës.
Pasi kemi kaluar në ujë të rrjedhshëm thjerrëzat i vemë të ziejnë për 25-30 min.
Më pas i kullojmë dhe i lemë të ftohen në temperaturë ambienti.
Ndërkohë presim përbërësit e tjerë në kubikë të barabartë dhe bëjmë përzierjen e sallatës. /tesheshi.com/