Qershitë nuk do të jenë edhe për shumë kohë në treg prandaj, nëse nuk keni provuar ende të realizoni me to një recetë të kripur, është koha e duhur! Alma Verushi jep recetën që ju vjen në ndihmë
Përbërësit për 4-6 persona:
500 gr oriz
100 gr gjalpë
Gjysmë qepe të prerë imët
1 lt lëng mishi (mund të jenë kocka të zjera)
400 gr qershi të pastruara dhe të prera përgjysmë
Kripë, piper
Përgatitja:
Shkrijmë në zjarr të ngadaltë gjalpin dhe shtojmë aty qepën e grirë imët; e lëmë në zjarr derisa të zverdhet duke e përzierë vazhdimisht. Shtojmë orizin duke vijuar përzierjen derisa të thithë të gjithë gjalpin.
Në këtë moment, ngremë flakën dhe e shuajmë orizin dhe e lëmë të avullojë. Më pas shtojmë dy garuzhde lëng mishi të vluar, gjithmonë duke e përzierë deri sa të avullojë. Shtojmë më pas qershitë e pastruara dhe dy garuzhde të tjera me lëng mishi.
Shtimi i lëngut bëhet gradualisht, në varësi të zierjes. Kur të jetë gati, e heqim nga zjarri, e spërkasim me gjalpë, kripë e piper dhe e lëmë të rrijë 5 minuta para se ta konsumojmë. /tesheshi.com/