Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një rënie e ndjeshme e çmimit të naftës në tregun botëror

Tregtarët, të shqetësuas edhe nga paralajmërimi i drejtoreshës së FMN-së

by te Sheshi
09/01/2023
in Ekonomi, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Një rënie e ndjeshme e çmimit të naftës në tregun botëror

Në tregjet botërore, çmimet e naftës ranë ndjeshëm në ditët e para të vitit 2023, sepse tregtarët kanë frikë se kërkesa për “arin e zi” do të dobësohet për shkak të ngadalësimit të rritjes së ekonomive më të mëdha në botë, raporton Reuters.

Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës u ul javën e kaluar me 8,5 për qind – në 78,57 dollarë, ndërsa në tregun amerikan, një fuçi ra me 8,1 për qind – në 73,77 dollarë.

Pas rritjes me gati 13 për qind gjatë tre javëve të mëparshme, çmimet e naftës humbën një pjesë të mirë të këtyre fitimeve javën e kaluar. Kjo është pasojë e shqetësimeve për kërkesën, veçanërisht nga Kina, importuesi më i madh në botë i “arit të zi”.

Pas kryerjes së një politike të “tolerancës zero” për virusin korona për tre vjet, autoritetet kineze po lehtësojnë me shpejtësi masat kufizuese, të cilat duhet të përshpejtojnë rritjen e ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

Megjithatë, muajt e ardhshëm do të jenë shumë të pasigurt sepse virusi po përhapet me shpejtësi, ndaj shumë spitale dhe varreza raportojnë se janë nën presion për shkak të numrit të madh të të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid.

E gjithë kjo mund të dobësojë kërkesën, siç tregohet nga vendimi i Pekinit për të rritur kuotat për eksportin e derivateve.

“Ndjenja në treg është prishur nga pandemia në Kinë dhe sfidat e hapjes (të saj), të cilat kanë vënë në pikëpyetje tezën se kërkesa do të rikuperohet dhe çmimet do të rriten,” tha Norbert Ruecker, një analist në bankën zvicerane Julius. Baer.

Paralajmërim i FMN-së

Tregtarët u shqetësuan edhe nga paralajmërimi i drejtoreshës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgijeva, se ky vit do të jetë më i vështirë se i kaluari për shkak të ngadalësimit të njëkohshëm të ekonomive në SHBA, Kinë dhe Evropë, dhe se vendet që përbëjnë rreth një të tretën e ekonomisë botërore mund të zhyten në recesion.

Pritet një ngadalësim i rritjes ekonomike sepse bankat qendrore amerikane dhe evropiane, siç është paralajmëruar, do të rrisin sërish normat e interesit këtë vit për të shtypur inflacionin.

“Gjendja e ekonomisë botërore ka zëvendësuar të gjitha shqetësimet e tjera dhe do të dominojë për të ardhmen e parashikueshme,” beson Stephen Brennock i PVM Oil.

Perspektiva për ekonominë botërore do të luajë një “rol shumë më të rëndësishëm” në lëvizjet e çmimit të naftës në vitin e ri sesa politika e prodhimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatëve të tyre, shkruan në një shënim analistët gjermanë të Commerzbank.

Indikacionet e rimëkëmbjes së aktivitetit “në zonat kryesore ekonomike” do të shtyjnë sërish çmimet e naftës në tregun e Londrës drejt 100 dollarëve, potencialisht nga tremujori i dytë e në vazhdim, vlerëson banka gjermane.

Megjithatë, në një sondazh të Reuters, 30 analistë vlerësojnë se çmimi i një fuçie në Londër do të jetë mesatarisht 89,40 dollarë këtë vit. Në tregun amerikan, sipas këtyre vlerësimeve, çmimi mesatar mund të jetë rreth 84,85 dollarë.

Vitin e kaluar, çmimet e naftës në tregun e Londrës u rritën me rreth 10 për qind, që është më së shumti pasojë e ndërprerjeve të tregut për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa një vit më parë, falë rimëkëmbjes së ekonomisë botërore nga kriza e koronës u hodh me më shumë se 50 për qind. /tesheshi.com/

Related Posts

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë
Amerika

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Next Post
Halli i të burgosurve amerikanë: rritje çmimesh edhe pas hekurave!

Halli i të burgosurve amerikanë: rritje çmimesh edhe pas hekurave!

Shtatë futbollistët që kanë qenë të pasur para se të futeshin në fushë

Shtatë futbollistët që kanë qenë të pasur para se të futeshin në fushë

Erdogan: Përpjekje për pajtim Putin-Zelensky

Erdogan: Përpjekje për pajtim Putin-Zelensky

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni