Mësoni se si ta bëni gjellën ekonomike sipas recetës së mëposhtme. Do të jetë vërtet ekonomike, por me perime të ushqyeshme, pa humbur cilësinë.
Përbërësit
Për 5 porcione
6 patate
1 karotë
1 vezë
150 gr gjalpë
4 lugë gjelle kos
Pak majdanoz
1 gjethe dafinë ose gjethe pikante
Përgatitja
Pastrojmë patatet dhe karotat nga lëkura e tyre. I vendosim që të ziejnë së bashku në ujë të kripur më parë. Pasi të jenë zierë i vendosim në një mikser, ose blender së bashku me lëngun.
Shtojmë vajin, vezën, kripë dhe pak majdanoz. Përbërësit i përziejmë derisa të fitojmë një masë kremoze. Më pas, e hedhim në tenxhere sërish masën e përgatitur në mikser. Vazhdojmë me zierjen edhe për 5 minuta në temperaturë të lartë./tesheshi.com/