Një fotografi në të cilën tregohet dashuria dhe respekti ndaj kafshëve. Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri ka publikuar në Facebook një fotografi të Balcarce, qenit të adhuruar nga të gjithë, i cili shoqëroi Macrin gjatë fushatës së tij, i ulur në karrigen presidenciale në Casa Rosada. Përkrah fotos, Presidenti shkruan “qeni i parë në historinë e Argjentinës që arrin në këtë post”./tesheshi.com/