Ministrja Etilda Gjonaj sqaroi një moment diplomatik, të cilin fryma antiturke e shoqërisë shqiptare, produkti më i gjallë i trushpëlarjes nga historiografia komuniste, e cilësoi si skandal; pra faktin që ajo pati një pozim me flamurin turk në krah.
“Unë kam qenë në takim me presidentin e Asamblesë së Kombeve të bashkuara dhe kemi qenë në zyrën e tij dhe aspektet protokollare jepen nga ato dhe jo nga ne, se këto rregulla janë njëherë e mirë të vendosura”, tha Gjonaj.
Ndodh kjo ndërsa Shqipëria ka thelluar partneritetin me Turqinë, e cila po rikthehet tashmë si një fuqi botërore. /tesheshi.com/