Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një plazh në Ballkan vetëm për femrat e mbuluara

Një ofertë nga Ulqini, si shenjë e një gjithëpërfshirjeje

by te Sheshi
03/07/2024
in Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 4 mins read
A A
Një plazh në Ballkan vetëm për femrat e mbuluara
244
SHARES

Nga Anna Piela, Religion News Service

Muajin e kaluar, menaxherët e Pearl Beach në qytetin e Ulqinit në Malin e Zi, njoftuan hapjen e plazhit të parë ekskluziv për gratë e mbuluara muslimane që mbajnë hixhabin.

Një video e postuar në TikTok, tregon një zonë të sinjalizuar dukshëm dhe me një ndarje që garanton privatësinë.

Seksioni përmban rreth 20 shezllone plazhi. Në reklamën për këtë zonë të veçantë thuhet: “Të gjithë vizitorët duhet të respektojnë rregullat dhe zakonet që mbizotërojnë për këtë seksion. Ulqini është një nga vendet e preferuara për pushimet verore, dhe plazhi i caktuar për gratë me hixhab do të kontribuojë në gjithëpërfshirjen e qytetit”.

Ulqini ka pasur në fakt një plazh të caktuar vetëm për gratë, por ai nuk është i përshtatshëm për gratë muslimane të mbuluara me hixhab, pasi përdoruesit e tjerë të plazhit mund ta vëzhgojnë zonën nga jashtë, gjë që do të shkelte kodet islame të modestisë.

Ndërsa Mali i Zi është një vend me shumicë të krishterësh (rreth 70 për qind të krishterë ortodoksë dhe 19 për qind muslimanë), qyteti i Ulqinit është rreth 68 për qind musliman, sipas të dhënave më të fundit të regjistrimit të vitit 2011, me një përqindje të ngjashme që identifikohen si shqiptarë.

Në Malin e Zi, shqiptarët etnikë përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë myslimane; gjysma tjetër janë të përkatësisë etnike boshnjake. Me plazhin e ri që do të frekuentohet vetëm nga gratë muslimane të mbuluara, Ulqini, një ish-kala e piratëve në detin Adriatik, ka të ngjarë të bëhet një destinacion tërheqës për femrat muslimane, si nga Mali i Zi ashtu edhe jashtë saj, sidomos po të kihen parasysh rastet në rritje të dhunës ndaj tyre në resortet dhe plazhet malazeze.

Në një incident të tillë në vitin 2023, një burrë shënjestroi një grua kuvajtiane të mbuluar me hixhab dhe familjen e saj. Ata u spërkatën enkas me alkool nga ballkoni i një hoteli. Në një incident tjetër, një burrë shau me ton të lartë një adoleshente të veshur me burkini – një rrobë banje që mbulon të gjithë trupin përveç fytyrës, duarve dhe këmbëve – dhe e pengoi atë të hynte në një pishinë që ndodhej brenda resortit.

Justifikimi i burrit ishte: “Sepse i urrej muslimanët, dhe 300 turistët e tjerë këtu e kundërshtojnë atë (burkinin)”.

Mjerisht, diskriminimi ndaj grave muslimane në vendpushime dhe plazhe është i përhapur në mbarë Evropën. Në vitin 2016, 30 komuna në Francë e ndaluan me ligj mbajtjen e burkinit.

Edhe pse të gjitha këto ndalime lokale u rrëzuan nga Conseil d’Etat, Gjykata e Lartë franceze për drejtësinë administrative, në vitin 2022 i njëjti organ vendosi në mënyrë të pashpjegueshme që të ndalonte përdorimin e burkinit në pishina publike, duke përmendur një shkelje të parimit të neutralitetit të qeverisë ndaj fesë.

Disa qytete gjermane, kanë ende në fuqi ndalime të ngjashme të përdorimit të burkinit në pishinat publike.

Në vitin 2023, një grup grash të veshura me burkini u ndaluan të notonin në një plazh publik në Itali për “arsye higjienike”. Në fakt, çdo verë në Evropë ka një rigjallërim të polemikave mbi gratë e mbuluara.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, gratë muslimane janë përballur me frikësim, ngacmim dhe dëbim nga ambientet publike për shkak të veshjes së veshjeve modeste të notit. Për më tepër duhet theksuar se ka edhe gra jo-muslimane që preferojnë të mbajnë veshje të tilla, përfshirë disa gra hebreje, mormone dhe hindu, si dhe gra të tjera që janë shqetësuara se mos preken nga kanceri i lëkurës.

Për të mos harruar edhe ato që ndjehen të objektivizuara seksualisht, kur ekspozojnë trupat e tyre me rroba banje shumë transparente. Në Australi, 40 për qind e shitjeve të burkinit kryhen nga gratë jomuslimane.

Ndërsa islamofobia është në rritje në Evropë, një media e përshkroi si “shpërthyes” numrin e krimeve të urrejtjes kundër muslimanëve – gratë muslimane mund të jenë veçanërisht të shqetësuara.

Për shkak të dukshmërisë më të lartë të hixhabit në publik, ato kanë shumë më shumë gjasa të jenë në shënjestër sesa burrat muslimanë (sipas një raporti të vitit 2016, mbi 80 për qind e incidenteve islamofobike të regjistruara në Francë kishin në shënjestër gratë; në Holandë kjo normë ishte 90 për qind; ndërsa në Britani 54 për qind).

Në këtë kontekst, është një gjë pozitive që gratë muslimane kanë një mundësi zgjedhje për t’u  kënaqur të sigurta në një vend privat në plazhin e caktuar enkas për to në Ulqin. Ato mund të pushojnë në plazh pa frikën e reagimeve armiqësore, të cilat ndonjëherë i përjetojnë në plazhet e zakonshme, dhe në përputhje me interpretimin e tyre të porosive të besimit Islam në lidhje me modestinë.

Ky hap nuk përbën ndonjë privilegjim të padrejtë të një grupi të caktuar. Përkundrazi, adreson nevojat e veçanta të një komuniteti. Tek e fundit, në botë ka mijëra plazhe nudistësh që plotësojnë nevojat dhe mënyrën e jetesës së atij komuniteti. Po ashtu, ka edhe plazhe që plotësojnë nevojat e kafshëve shtëpiake, kryesisht qenve.

E përse një grupim shoqëror, që është vazhdimisht i diskriminuar nuk duhet të ketë plazhin e tij, seksionin e tij të plazhit apo edhe orarin e caktuar për frekuentimin e pishinës në një resort? Ndalimet dhe ngacmimet e grave muslimane që veshin burkini, i pengojnë ato të shijojnë kohën e lirë jashtë shtëpisë apo hotelit ku qëndrojnë.

Në vitin 2015, fushata reklamuese “Beach Body Ready” kushtuar produkteve të rënies në peshë, nxiti zemërimin e konsumatorëve, pasi linte të kuptohej se pushuesit duhej të ishin fizikisht elegantë që të përdornin plazhin. Në vitin 2024, një pyetje më e rëndësishme është: “A janë plazhet gati për trupat?”. Dhe këtu përfshihen trupat e të gjitha formave, aftësive, ngjyrave por edhe niveleve të mbulimit të lëkurës.

Shënim: Anna Piela, përfaqësuese e Kishave Baptiste në SHBA. Studiuese e çështjeve fetare dhe gjinore në Universitetin Veriperëndimor, dhe autore e librit “Veshja e niqabit: Gratë muslimane në Britaninë e Madhe dhe SHBA”.

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Në shkëmb për 1300 vjet, zhduket shpata legjendare e Rolandit

Në shkëmb për 1300 vjet, zhduket shpata legjendare e Rolandit

Biden, “copë copë” në dy sondazhe

Biden, "copë copë" në dy sondazhe

Një zhvillim i pazakontë në det

Një zhvillim i pazakontë në det

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni