Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me atë që e konsideron “dezinformim”, në lidhje me një shkresën që qarkullon në rrjetet sociale dhe media pranë opozitës,ku thuhet se studentët janë të detyruar të paguajnë tarifën e plotë të studimit brenda 28 janarit 2019.
I pari i qeverisë përdor dhe cilësorin “fundërrina”, për ata të cilët i gjykon si “pengmarrës të protestës”.
“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%.”-shkruan Rama, duke sqaruar se “Eshtë miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek)dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit! Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë”.
Kujtojmë se ishin pikërisht tarifat shkëndija e shpërthimit të protestave studentore, më saktë një lajmërim jashtë kohe për pagesë, e dyshuar si spekulative pikërisht për të nxitur reagime, siç dhe ndodhi. E gjitha nisi nga fakulteti i Ndërtimit, Inxhinierisë dhe Arkitekturës. /tesheshi.com/