Një njeri u armatosur dhe i mbuluar në gjak ka ngujuar veten në një restorant në Saarbruecken, në jug-perëndim të Gjermanisë, tha një zyrtar i policisë.
Zyrtari tha se në pamje të parë duket se burri është mendërisht i pa qëndrueshëm dhe se nuk ka asnjë të dhënë që kjo të jetë e lidhur me ndonjë akt terrorist.
Ai gjithashtu tha se besohet se burri nuk ka marrë asnjë peng. Policia po përpiqet të negociojë me të. Mbetet e paqartë si e ka lënduar veten.
Gazeta gjermane Bild tha se burri i përgjakur ka hyrë në restorantin “Dubrovnik” në qendër të qytetit duke u bërtitur të gjithëve që të largohen nga lokali. /tesheshi.com/