Një sasi prej 1 milion eurosh kanë shpenzuar autoritetet izraelite për të bërë një rikonstruksion në burgun ku do të vuajë dënimin ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, i cili filloi atë që sot për të qenë aty 19 muaj, pasi u shpall fajtor për ryshfet dhe pengim të drejtësisë.
Olmert do të vendoset në zonën ”VIP” të burgut dhe jo në shoqërinë e të burgosurve të tjerë për shkak të statusit që gëzon si ish-qeveritar i lartë.
”I ashtuquajturi ‘Kapanoni 10’, që mund të strehojë deri në 18 të burgosur, u rinovua plotësisht pak kohë më parë dhe kushtoi një milion dollarë”, deklaroi Shërbimi Izraelit i Burgjeve.
Bëhet fjalë për burgun i Masiyahut, në të cilin kryejnë dënimin dhe ish-presidenti Moshe Katsav. /tesheshi.com/