U dëgjua një zhurmë, e pastaj një shpërthim i fuqishëm. Ishte kalimi i një meteori që shkaktoi një shkrepëtime drite të madhe në qiejt e Spanjës natën e kaluar.
Fenomeni është filmuar në video në qytetin e Malagas, Granada dhe Haen, në rajonin e Andaluzisë.
Sipas Jose Maria Madiedo, i Universitetit të Huelvas, meteori kishte një shpejtësi prej 72km në orë. Pasi është “përplasur” me atmosferën e tokës ka shkaktuar një gjëmim aq të madh sa ka alarmur qytetet e rajonit. /tesheshi.com/