Sa herë që bëhet fjalë për të bërë maska për fytyrën në kushte shtëpie, një nga produktet kryesore është veza.
Proteinat, vitaminat, mineralet që gjejmë tek veza, kryesisht tek e bardha, e bëjnë atë një nga produktet më të domosdoshme për kujdesin e lëkurës dhe mbi të gjitha pa shpenzuar shumë para.
Sot do t’ju sjellim një maskë që do t’ju vijë në ndihmë për rrudhat në zonën e syve, pjesa delikate e fytyrës. Ju nevojitet vetëm e bardha e vezës dhe gjalpi.
Në një tas përzieni këto dy produkte, dhe maska është gati. Vendoseni këtë përbërje në fytyrë me ndihmën e shamive prej letre për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Aplikoni këtë maskë të paktën një herë në javë./tesheshi.com/