Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një libër nga Gilman Bakalli një vit pas vdekjes: ja si e zbërthen natyrën akuzatore të Berishës

by te Sheshi
09/10/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Një libër nga Gilman Bakalli një vit pas vdekjes: ja si e zbërthen natyrën akuzatore të Berishës

U bënë plot një vit që është ndarë krejt papritur nga jeta publicisti, pedagogu dhe politikani Gilman Bakalli. Në kujtim të tij, UET, universiteti ku ai kaloi vitet e fundit të jetës duke dhënë mësim dhe duke shkruar, pas zhgënjimit të shpejtë nga politika dhe nga Partia Demokratike, ku ishte deputet, boton një libër me publicistikën e tij nën titullin “Alfabeti i Tranzicionit”.

Libri promovohet të martën në UET gjatë një takimi përkujtimor me familjarët, miqtë e studentët e tij, që do të moderohet nga gazetari Mero Baze.

I ndërtuar në formën e një alfabeti ku çdo shkronje i përkon një çështje sociale apo politike, pikërisht në shkronjën A nën titullin “Akuzë”, shkrimi i referohet Sali Berishës dhe akuzave të tij publike si formë e ligjërimit të tij politik.

Pjesë nga libri:

 A – Akuzë (Formula magjike)

Në fillim ishte akuza. Pastaj pasoi kundërakuza. Dhe kështu erdhi në jetë politika. Të paktën në Shqipëri. Së paku për politikën shqiptare të këtij çerekshekulli, politika fillon si akuzë dhe jeton nëpërmjet akuzës… Një aktor politik e kap rivalin e tij (shpesh mjaftohet me indikatorë nga burime të dyshimta) në flagrancë duke kryer një akt të dënueshëm dhe e akuzon. Publikisht sigurisht. Akuzuesit nuk i intereson ndëshkimi, por artikulimi publik i akuzës. Me artikulimin e akuzës hapet sipari dhe politika fillon lojën e saj. Artikulimi publik i akuzës i siguron politikës vazhdimësinë e saj. Një qeveri merr drejtimin e pushtetit ekzekutiv dhe e fillon punën me artikulimin e një akuze. Vetëm nëpërmjet fjalës ose me anë të imazheve që akuzojnë paraardhësit, pushtetarët e rinj mund të fillojnë aktivitetin e tyre ekzekutiv. Raportimi i ngjarjeve nuk ka kurrfarë vlere pa akuzën. Akuza ofron të vetmin raportim të vlefshëm të ngjarjeve, të vetmin version relevant të ndodhive. Vetëm akuza është në gjendje të përshkruajë se si ka qenë puna “në të vërtetë”. Të paktën sipas akuzuesit.

Pak rëndësi ka, nëse  është apo s’është e vërtetë akuza. Edhe kur ngrihet një akuzë false, akuzuesi pretendon se gjuha e tij pasqyron realitetin. Bile, në akuzën si pikënisje të politikës, nuk shtrohet asnjëherë pyetja legjitime juridike në lidhje me vërtetësinë apo falsitetin e saj. Kjo lloj akuze, në formën e saj të kulluar, mëton të jetë realiteti dhe e vërteta, në trajtën e tyre të shquar. Sigurisht që akuzuesi e di se ka edhe një këndvështrim tjetër të ngjarjeve, por ai që është akuzues ideal, nëpërmjet formës ideale të akuzës, këmbëngul tek monopoli i së vërtetës. A ka pasur Shqipëria një akuzues të tillë ideal? Sigurisht që po! Akuzuesi ideal gjatë këtyre më shumë se dy dekadave mbetet Sali Berisha11. Politika e tij mbetet një politikë e akuzës. Në venat e politikës së Berishës rrjedh akuza. Ligjërata e tij merr frymë nëpërmjet akuzës, pushteti i tij ushqehet nga akuza. Kur Berisha akuzon, akuzon me pushtetin dhe sovranitetin e sunduesit. Kur Berisha akuzon, artikulon akuzën si një ligjëratë, e cila kërkon të sigurojë autoritetin e padiskutueshëm të sundimtarit. Akuza e Berishës paraqitet si një thyerje e normës dhe ai shfaqet sakaq si rojtar i saj. Duke u ngritur si akuzues në stadin e Rojtarit të Normës, ai e shndërron Normën në normën “e tij” dhe e kthen Ligjin në ligjin “e tij”. Duke perfeksionuar rolin e akuzuesit ideal, Berisha në fakt ia doli të kthehej për shumicën e shqiptarëve në Autoritetin e Normës dhe të Ligjit. Duke akuzuar si Autoritet i Normës dhe i Ligjit, akuzuesi Berisha e çimentoi autoritetin e tij dhe krijoi autenticitetin e ligjëratës së tij, në fillim të së cilës qëndrojnë frazat tipike të sundimtarit: «“Kështu ka qenë  dhe jo ndryshe!”, “E vërteta është që…”, “Po, po, ju them unë juve!”». Në çdo akuzë, Berisha shfaqet si mbrojtësi par excellence i Ligjit dhe i Rendit. Akuza e Berishës është ideale, sepse nuk ndiqet domosdoshmërisht nga ndëshkimi. Ndëshkimi mund të shtyhet gjithmonë për më vonë, në një moment më të volitshëm politik. Akuza është si ajo vera që bëhet më e mirë me kalimin e viteve. Edhe akuza e Berishës me kalimin e viteve mund të shitet më shtrenjtë dhe mund t’i kushtojë më shtrenjtë rivalit të akuzuar. “Akti i ndaluar” i rivalit vazhdon të jetojë simbolikisht përjetësisht në sajë të akuzës pa ndëshkim. Sot, gati çerekshekulli pas ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, të akuzuarit nga Berisha vazhdojnë të akuzohen papushim me akuza, të cilat, pavarësisht larmisë së tyre, i bashkon fakti se, pas tyre, nuk vjen ndëshkimi. Ndryshe nga qytetarët evropianë, për të cilët, akuza pasohet nga ligjërata mbrojtëse e të akuzuarit dhe procedurat verifikuese të gjykatave a prokurorive, për shqiptarët akuza ideale berishiste më shumë se një apel që i drejtohet një instance gjykuese, mbetet një ligjëratë absolute, një mallkim, gati-gati një formulë magjike për ta pështjelluar publikun. /tesheshi.com/

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Next Post
Sulmuan Lulzim Bashën, Ndoka i kundërvihet Patozit e Topallit: zgjohuni, boll ecët nga “baba”

Ndoka foto me ministrin e Ramës, ja komenti që bën në rrjet…

Pas akuzave, reagon ish-kreu i AKU: Rama-Peleshi kanë informacione të pasakta, ja problemet që ka…

Pas akuzave, reagon ish-kreu i AKU: Rama-Peleshi kanë informacione të pasakta, ja problemet që ka…

Krijime të bukura ushqimore (video)

Krijime të bukura ushqimore (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni