Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një letër-ankesë e para 500 viteve rrëfen për krijimin e Korçës: qyteti u themelua nga 26 familje myslimane

by te Sheshi
01/11/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 7 mins read
A A
Një letër-ankesë e para 500 viteve rrëfen për krijimin e Korçës: qyteti u themelua nga 26 familje myslimane

Nga Vepror Hasani

Mes dokumenteve që flasin për krijimin e qytetit të Korçës ekziston edhe një letër-ankesë, shkruar 500 vjet më parë në emër të  Dizdarit të kalasë, Subashit të Korçës, Muhtesibit (mbledhësit të taksave), ushtarëve të kalasë, banorëve të qytetit dhe të fshatrave përreth, drejtuar Portës së Lartë të Stambollit, ku shkruesit e saj i qahen sulltanit për padrejtësitë që u bëheshin nga njerëzit e pasur; por kur vjen radha të ankohen për Iljaz bej Mirahorin, themeluesin e qytetit të Korçës, dalin në pah mjaft të dhëna të rëndësishme, të cilat do t’i kishte zili çdo historian. Letra ka mbetur pothuajse e panjohur deri më sot. Asnjëherë nuk ka marrë vlerësimin e merituar. Ne do t’u njohim me këtë letër dhe detajet e saj. Në fund të shkrimit do të mësoni faktin se Korça mori jetë nga 26 familje. Cilat ishin ato? Ndiqni përmbajtjen e letrës.

Edhe dy shpjegime të vogla, para se të fillojmë me letër-ankesën:

Së pari: letrës në fjalë i mungon data, por përcaktimi i kohës kur është shkruar ajo, nuk është i vështirë. Sipas Nuçi Naçit, Mirahori vdiq në vitin 1500, sipas Sami Frashërit në vitin 1501, ndërsa sipas Nedai Thëllimit, në vitin 1512. Gjithashtu në vitin 910 sipas kalendarit Hixhri, ose më 1504-1505 me kalendarin e sotëm, Mirahori ktheu pronat e tij në vakëfe, që do të thotë se deri në këtë kohë ai ka qenë gjallë. Pra, letra duhet të jetë shkruar së paku para vitit 1505.

Korca 4
Së dyti: kalanë e Korçës e gjejmë të përmendur në vitin 1431-1432 në regjistrin e Korçës dhe Përmetit. Ishte e banuar nga 26 shtëpi. Pranë saj ndodhej Mborja me 90 shtëpi dhe katundi Peskëpi me 71 shtëpi. Kalaja gjendej rreth 3 km larg nga vendndodhja e sotme e qytetit të Korçës.

Letra e plotë është kjo:

“Qyshse qe pushtuar Korça, pazari ka qenë pranë kalasë. Mirëpo Koxha Mirahori prishi pazarin dhe hamamin, mori kazanin, dhe pazarin e shpërnguli në fshatin që qe  pranë dhe pronë e tij. Duke qenë  pranë kalasë, brenda në qytet dhe pranë xhamisë së Sulltan Mehmetit, tregu qe gjallëruar dhe pat marrë një pamje të hijshme. Mirpo tani që tregu u shpërngul nga vendi i mëparshëm, banorët që banonin rreth tij u shpërndanë, në xhami nuk kish kush të falej më, dhe të ardhurat nga taksa e pazarit u paksuan. Trimat e djalit të Mirahorit, Sefer beut, u bënin njerëzve në pazar zullume të mëdha. Për shkak të këtyre zullumeve, rençberët (zatatçinjtë) u larguan nga tregu. Banorët e kalasë dhe të qytetit në dimër nuk mund të shkonin në treg”. (Top Kapi nuzesinim Arsivi, dok 1631. Përkthyer nga Selami Pulaha)

 Tashmë le të shohim me kujdes çdo fjalë të letër-ankesës:

“Qyshse qe pushtuar Korça, pazari ka qenë pranë kalasë…”

Kjo do të thotë se jeta e pazarit pranë kalasë ka nisur me pushtim turk, (qyshse qe pushtuar Korça), dhe jo më parë. Në vijim kjo e vërtetë do të bëhet edhe më e qartë.

Kur u pushtua Korça? Po i referohemi Ilia Ballaurit:

“Të dhënat historike dëshmojnë se Turqit nën komandën e Evrenos Pashës pushtuan krahinën e Devollit në vitin 1381 dhe katër vjet më vonë, më 1385, nisën një fushatë me 40 mijë ushtarë të komanduar prej Hajredin Pashës dhe pushtuan zonën e Korçës deri në afërsi të Beratit. Pra, Devolli dhe Korça ranë në duart e Perandorisë Osmane, thuajse një shekull më parë se të binte Kruja, e cila u pushtua më 1478, pasi rezistoi një vit e rrethuar”. (Ilia Ballauri,  “Mbi kronologjinë dhe ushtarakët osmanë që pushtuan fillimisht Devollin dhe Korçën”)

Pra, pazari pranë kalasë zë fill që nga nga viti 1385, “qyshse qe pushtuar Korça” e në vijim. Edhe kalaja duhet të jetë ndërtuar në këtë kohë. Ajo ka vetëm 26 shtëpi, gjë që tregon se është në fillesat e saj.

Vijojmë më tej:

“…Mirëpo Koxha Mirahori prishi pazarin dhe hamamin…”, shkruhet në letër.

Veprimet e Mirahorit duken si të pabesueshme. Ai është një nga njerëzit më të pasur dhe më të pushtetshëm të Perandorisë, dhëndër i sulltan Mehmetit II, me prona të shumta në Shqipëri, Janinë e Stamboll, por përderisa prish pazarin pranë kalasë dhe hamamin, ai është krejt i kthjellët në atë çfarë po bën. Marrja e kazanit të hamamit është vetëm një pretekst. Qyteti që po ndërton që prej vitit 1486 do të jetë i madh, i bukur dhe konkurues për tregjet e Selanikut, Janinës dhe Stambollit. Qyteti i Korçës që në fillimet e veta kishte shkollë për vajza dhe djem, han, tavëhane, mencë, kuzhinë, depo, dyqane, furra buke etj.

Në vakëfnamenë e Mirahorit mes të tjerash thuhet:

“Vakëflënësi i lartpërmendur (Mirahori) vë si kusht që në këtë Imaret të gatuhet e të furnizohet çdo ditë dy herë me ushqim, në drekë e në darkë. Do të gatuhet çorbë gruri dhe orizi etj dhe do të hajë kushdo që të jetë i pranishëm në kohë të bukës, i vobektë, pasanik, i varfër, i huaj, udhëtar e banues, fëmijët e studentëve etj, kushdo qoftë, çka do që të hanë e kanë hallall dhe u bëftë mirë”. (S. Pulaha, “Dy dokumente mesjetare mbi Shqipërinë” f.285)

Pra, ekzistenca e mëtejshme e pazarit pranë kalasë së Korçës ishte bërë e panevojshme.

Në letër përmendet dhe hamami. Nga të dhënat historike rezulton se edhe hamami pranë kalasë u ndërtua nga sulltan Mehmeti I gjatë qëndrimit të tij në Korçë në vitin 1417. Kjo përforcon edhe një herë idenë se jo vetëm kalajadhe pazari, por edhe hamami u ndërtuan qyshse qe pushtuar Korça e në vijim

Vazhdojmë me detajet e letrës. Më poshtë thuhet:

“…mori kazanin, dhe pazarin e shpërnguli në fshatin që qe pranë dhe pronë e tij …”

Kjo tregon se prishja e pazarit dhe hamamit pranë kalasë ka ndodhur në fillimet e ndërtimit të qytetit të Korçës, përderisa  Dizdari i kalasë, Subashi i Korçës, Muhtesibi, ushtarët dhe banorët,- Korçën që po ndërtohej në pronën e tij nga Mirahori,- e quajnë fshat dhe jo qytet. Gjithashtu deri në vitin 1505 nuk rezulton të jetë ndërtuar ndonjë hamam prej Mirahorit. Në vakëfnamenë e tij (1504-1505), thuhet:

“Përjashtohen, (kthimi në vakëf), faltoret, varrezat, kanalet e ujit, pasuritë e të tjerëve dhe rrugët. Krejt hamami i vetëm me ujësjellësin”. Hamami i vetëm bënte pjesë në pronat e Stambollit. (S. Pulaha, “Dy dokumente mesjetare mbi Shqipërinë” f. 281)

Kjo do të thotë se pas prishjes së pazarit dhe marrjes së kazanit, fshihej një qëllim shumë më i madh, – qyteti i Korçës

 Letërshkruesit jepnin edhe arsyet e tyre pse nuk duhej prishur pazari  pranë kalasë. Ata shpjegonin:

(Pazari) “duke qenë pranë kalasë, brenda qytetit dhe pranë xhamisë së sulltan Mehmetit, tregu qe gjallëruar dhe pat marrë një pamje të hijshme…”

Por për Mirahorin rëndësi kishte projekti i tij, ndërtimi i qytetit të Korçës, i cili u bë vërtet i famshëm. Prej rreshtave të mësipërm kuptojmë gjithashtu se pazari pranë kalasë, gjendej brenda qytetit, që do të thotë brenda Mborjes. Ky vendbanim (Mborja) në ato kohë konsiderohej si qytet. (Vendndodhjen e kalasë pranë Mborjes e pamë dhe më sipër te regjistrimi i vitit 1431-1432).

Ndërkaq, prej letër-ankesës marrim edhe një njoftim tjetër: Pranë pazarit ndodhet edhe xhamia e Sulltan Mehmetit I. Gjatë qëndrimit të tij në vitin 1417 në Korçë ishte ngrituar edhe xhamia në emër të tij. Të gjitha këto tregojnë se kalaja, pazari, hamami dhe xhamia ishin ndërtuar që nga viti 1385 e më pas.

Po ndalemi edhe në momentet e fundit të letrës, ku bëhet fjalë për ikjen e banorëve të kalasë:

‘Mirëpo tani që tregu u shpërngul nga vendi i mëparshëm, banorët që banonin rreth tij, u shpërndanë, Në xhami nuk kish kush të falej më dhe të ardhurat nga taksat e pazarit u paksuan…”

Nga sa më sipër, kuptohet se banorët e kalasë i përkasin bësimit mysliman. Me ikjen e tyre, në xhami nuk kish kush të falej. Ata e braktisën kalanë e tyre. Po ku shkuan vallë?

Korca 3

Sipas regjistrimit të vitit 1568-69, krahasuar me regjistrimin e vitit 1431-1432, Mborja nga 90 shtëpi që kishte patur tashmë numëronte 130; Peskëpia nga 71, ishte bërë me 75 shtëpi, kurse Korça nga 26, tashmë kishte 33 shtëpi. Kush ishin banorët e Korçës që u ndërtua nga Iljaz bej Mirahori? Nuk ka asnjë dyshim: ishin 26 familjet që braktisën pazarin pranë kalasë.

Ja edhe fjalët e fundit të letër-ankesës

“Banorët e kalasë dhe të qytetit në dimër nuk mund të shkonin në treg”.

Kjo tregon edhe një herë se pazari pranë kalasë ndodhej pranë Mborjes, 3 kilometra larg qytetit të sotëm të Korçës, gjë që vajtjen në pazar gjatë dimrit e bënte vërtetë të vështirë.

Por, pas braktisjes së kalasë, rençberët (zanatçinjtë) me të zënë vend në Pazarin e sapongritur të Korçës, u bënë mjeshtra dhe tregtarë të vertetë. Më pas qyteti do të kishte edhe hamamin e vet.Të gjithë ishin të lumtur. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Tërmet në Tiranë, shërbimi sizmiologjik serb publikon të dhënat

Tërmet në Tiranë, shërbimi sizmiologjik serb publikon të dhënat

Nga Bujar M. HOXHA: Mes Lef Nosit dhe Lagunës Blu

Nga Bujar M. HOXHA: Mes Lef Nosit dhe Lagunës Blu

Kompanitë ajrore ndërkombëtare vendosin të mos fluturojnë më mbi Gadishullin e Sinait pas aksidentit të djeshëm tragjik

Kompanitë ajrore ndërkombëtare vendosin të mos fluturojnë më mbi Gadishullin e Sinait pas aksidentit të djeshëm tragjik

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni