Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Bujar M. HOXHA: Mes Lef Nosit dhe Lagunës Blu

Nga Te Sheshi
01/11/2015
në Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Mes Lef Nosit dhe Lagunës Blu

Një ndërtim i saponisur në Golem, në një hapësirë të banuar e të quajtur Laguna Blu, i ka vënë flakën një debati ku akuza më kulmore mes më tepër sharësve se polemizuesve është “gjobvënës”! Eshtë dhe një togfjalësh tjetër, i turpshëm dhe turpërues, i shkruar ndryshe dhe si dy shkronja me nga një pikë më pas, që edhe pse i përdorur dendur si sharje, gjen vend mes argumenteve dhe kundërargumenteve që i lënë vendin njëri-tjetrit në këtë batërdi.

Në anën tjetër, krah për krah me polemikën mbi Lagunën Blu ka zënë fill një debat ndryshe, ai mbi figurën e Lef Nosit. I ka hapur rrugë këtij diskutimi Ben Blushi, që mes një libri të tij të porsadalë, por edhe në mënyrë më të kurajshme, haptas, ka kërkuar tërheqjen zvarrë të asaj çka mbetur prej Lef Nosit të ikur nga kjo botë prej kur nuk mbahet mend, bustit të tij në Elbasan.

Laguna Blu dhe grindja për të nuk ndryshon nga afera e CEZ-it, Jaguar-ëve, dekoderëve, e plot të tjerave sot e gjithë ditën. Edhe pse në dukje në një plan privat e jo shtetëror, ajo ngjan si dy pika uji me të tjerat. Aty i gjen të bëra njësh të gjitha pushtetet, të ngërthyera mes tyre në përmbushje të babëzisë, në kërkim të asaj që as ata vetë që i luajnë gurët nuk e dinë se ku e ka fundin.

Sepse pangopësia të merr me vete!

Krejt ndryshe, shfrimi i Ben Blushit ndaj figurës së Lef Nosit dhe debati i kuptueshëm pasues, i përcjellë dhe me reagime gjaknxehta e inatçore, është në një nivel tjetër, historik, qytetar: një këndvështrim mbi një figurë historike.

Ani pse zanafilla mund të jetë pikëpamja e majtë, për të mos thënë komuniste, e Blushit në vështrimin e Lef Nosit, nxitësi i debatit ka meritën se në mënyrë të pavetëdijshme na largon nga llumi i së përditshmes, ku vendin parësor e më tej e zë vetëm pushteti e paraja.

Të hiqet zvarrë busti i Lef Nosit, thotë Ben Blushi. Ai ka qenë kolaboracionist, e çdo meritë e tij fshihet karshi kësaj, ka idenë shprehësi i mendimit të mësipërm.

Përgjigjja i vjen nga historianë, nga banorë të Elbasanit e më tutje, që në të drejtën e tyre, me fakte historike, por dhe nisur nga aspekti moral, mendojnë e shprehen krejt në të kundërt të Blushit.

Një zemëratë vetjake, e ruajtur thellë, në lidhje me të shkuarën, mund të ketë qenë shkaku i qëndrimit të Ben Blushit për Lef Nosin, siç priren ta shpjegojnë ca, por kjo nuk e ndryshon thelbin.

E ç’është ky thelb? Që, ashtu si pa kuptuar, pas shumë e shumë kohësh, zë vend mes nesh një debat civil, për një figurë historike. E do apo nuk e do Blushin, ai ka meritën që së paku në këtë rast, paqëllimshëm, por, mbase, edhe qëllimshëm, e largon vëmendjen nga grindja e zënia për fyti për toka e ndërtime dhe e drejton atë në një horizont më fisnik.

Debati për Lef Nosin e lë në ishull polemikën për Lagunën Blu. Në këtë ishull gjenden të tërë ata që kafen e mëngjesit e gjerbin së bashku e që po bashkë zihen mes tyre në mbrëmje. Debati për Lef Nosin u bën mirë dhe atyre, se prej ishullit shohin se për ç’po zihen njerëzia e për ç’po zihen ata!

Më shumë Lef Nosër na duhen, që edhe pse jo të gjallë janë në gjendje të na fusin në një hulli më njerëzore me diskutimin për ta.

Më pak “lagunarë” na duhen, që edhe pse të gjallë ngjajnë se nuk jetojnë mes nesh e nuk na përkasin ne.

Kemi rëndshëm nevojë për Lef Nosër, e nuk kemi asfare nevojë për Laguna Blu! /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?
Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

21/03/2023
Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen
Opinione

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

16/03/2023
Nga Altin Braka: KMSH-ja si monarki absolute
Opinione

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

10/03/2023
Lajme të tjera
Kompanitë ajrore ndërkombëtare vendosin të mos fluturojnë më mbi Gadishullin e Sinait pas aksidentit të djeshëm tragjik

Kompanitë ajrore ndërkombëtare vendosin të mos fluturojnë më mbi Gadishullin e Sinait pas aksidentit të djeshëm tragjik

Shpëtoni nga pikat e zeza, me të bardhën e vezës

Shpëtoni nga pikat e zeza, me të bardhën e vezës

Erdogani e quan të shëmtuar thirrjen e mediave ndërkombëtare për të mos votuar për AKP-në

Erdogani e quan të shëmtuar thirrjen e mediave ndërkombëtare për të mos votuar për AKP-në

TË FUNDIT

Kush është kjo grua në kopertinën e Vogue-s?

Kush është kjo grua në kopertinën e Vogue-s?

7 minuta Më parë
Kur në Shqipëri alkooli ndalohej me ligj

Kur në Shqipëri alkooli ndalohej me ligj

17 minuta Më parë
Pse britanikët nuk e duan këtë grua në krye të NATO-s?

Pse britanikët nuk e duan këtë grua në krye të NATO-s?

33 minuta Më parë
Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

42 minuta Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?

Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?

01/04/2023
Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

31/03/2023
Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

31/03/2023
Arrestimi i një shqiptari çajpirës, bujë në Angli

Arrestimi i një shqiptari çajpirës, bujë në Angli

31/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist