Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një Francë e paqeverisshme

Ekonomisti i njohur: E majta, jo numrat për të zgjedhur kryeministrin e saj

by te Sheshi
08/07/2024
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Një Francë e paqeverisshme

Nga Cesare Martineti, La Stampa 

“Melensho ëndërron, por ai nuk do të jetë kurrë kryeministër!”. Zhak Atali është shumë i drejtpërdrejtë në ato që thotë, dhe shkon kundër mendimit mbizotërues të analistëve, sipas të cilit e majta e Frontit të Ri Popullor i fitoi zgjedhjet e së dielës.

Ekonomisti, historiani, eseisti i njohur edhe në arenën ndërkombëtare, tashmë 80 vjeç, ishte një nga këshilltarët më të besuar të presidentit socialist Fransua Miteranit në Elize.

Zoti Atali, e jeni i befasuar nga rezultati i këtyre zgjedhjeve të parakohshme?

Relativisht po, sepse prej disa ditësh, që kur u krijua një aleancë shumë e qartë antifashiste midis gati të gjitha partive të majta, ishte e qartë se Tubimi Kombëtar i të djathtës ekstreme nuk do të mund të fitonte. Dhe kjo që po shohim është konfirmimi i një aleance antifashiste, e cila ka ekzistuar gjithmonë në Francë.

Si gjithmonë, ju e deklaruat votën tuaj për të majtën. Ndiheni i kënaqur?

Jam i lumtur sepse u shmang rreziku fashist, por Franca gjendet në një situatë ku nuk mund të qeveriset normalisht. Për shkak se asnjë nga partitë nuk ka shumicën, shumë deputetë u zgjodhën jo për programin e tyre, por për të krijuar një bllok kundër kandidatit fashist. Për më tepër, shumë kandidatë të majtë u zgjodhën me votat e krahut të djathtë, dhe po aq shumë deputetë të krahut të djathtë u zgjodhën me votat e krahut të majtë.

Në sistemin mazhoritar nuk kanë shumë peshë votat që merren në proporcional. Çfarë përfaqëson tani parlamenti i ri?

Që francezët nuk duan një qeveri fashiste, dhe që sot Franca është më tepër e qendrës së majtë, megjithatë ajo refuzon si programin e majtë ashtu edhe atë të djathtë. Në fakt, e vetmja shumicë që do të kishte kuptim, do të ishte ajo me një pjesë të së majtës dhe qendrës.  Por e majta është e bashkuar dhe unë nuk e shoh mundësinë se si dikush mund të de-solidarizohet me të majtën ekstreme pasi i ka dhënë jetë Frontit të ri Popullor.

Tani duhet të krijohet një qeveri koalicioni, siç ndodh në Itali apo Gjermani. A ju duket e mundur diçka e tillë?

Sot për sot jo. Është një situatë shumë e vështirë, dhe këto janë marrëveshje që kërkojnë kohë, pasi janë në kundërshtim me traditën politike franceze. Ndërkohë vendi do të duhet të qeveriset nga një qeveri për çështjet aktuale. Mund të kemi vazhdimin e qeverisë aktuale apo një qeveri teknike, e cila megjithatë nuk është një zgjidhje e mirë.

Zhan-Lyk Melensho doli i pari. Mendoni se mund të emërohet kryeministër?

Melensho përfaqëson vetëm veten e tij. Ai vazhdon të përsërisë se e majta ka fituar, por kjo nuk qëndron sepse siç e thashë shumë njerëz votuan për të majtën, vetëm për të përjashtuar marrjen e pushtetit nga Tubimi Kombëtar dhe jo për të mbështetur programin e të majtës. Melensho nuk do të jetë kurrë kryeministër dhe programi i së majtës siç përcaktohet nga Fronti i ri Popullor, nuk do të realizohet asnjëherë.

Në çdo rast, po jo pas këtyre zgjedhjeve, Melensho mund të ëndërrojë. Është normale që ai ta bëjë këtë, mund të thotë çfarë të dojë, por e bën këtë sepse synon t’i mbajë rreth vetes aleatët e tij politikë, t’i pengojë ata të kalojnë në aleanca të reja dhe të qeverisin me të tjerët.

Por a nuk mund të hyjnë socialistët e moderuar, si për shembull Fransual Holond, në një qeveri me koalicionin e qendrës së presidentit Makron?

Unë besoj se sot askush nuk mund të shkëputet nga Fronti Popullor, pasi kjo do të ishte një tradhti.

Në dritën e këtyre rezultateve, si e vlerësoni vendimin e presidentit Makron për shpërndarjen e parlamentit? A ishte një disfatë për presidentin?

Una kam qenë kundër këtij akti, dhe sigurisht që nuk ndryshova mendje as pas rezultateve të 7 korrikut. Humbja mund të ishte shumë më e rëndë, nëse do të kishte fituar shumicën absolute Tubimi Kombëtar apo fronti i majtë. Por kjo gjë nuk ndodhi. Përkundrazi, mund të kemi një shumicë të së majtës realiste me qendrën. Por as kjo nuk do të ndodhë, pasi ata nuk janë gati të qeverisin së bashku.

A na treguan këto zgjedhje se Marin Lë Pen nuk do të jetë kurrë presidente e Francës?

Përkundrazi, sepse nëse partitë qeveritare që e penguan Tubimin Kombëtar t’i fitonte këto zgjedhje, qeverisin keq ose japin një shembull të keq politik gjatë tre viteve në vazhdim, Lë Pen do të jetë në gjendje të fitojë thellë zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

Në Francë, Lë Pen krahasohet shpesh me Xhorxhia Melonin e Italisë. A jeni dakord?

Ky krahasim nuk ka asnjë kuptim, pasi zonja Lë Pen nuk ka asnjë lidhje me zonjën Meloni. Drejtuesit e Tubimit Kombëtar kanë qenë deri vonë për daljen e Francës nga BE, ashtu si Britania e Madhe me Brexit. Ajo është kundër Evropës dhe kundër Ukrainës. Prandaj nuk ka asnjë lidhje mes të dyjave.

Dhe a shihni ndonjë ngjashmëri midis Miteran dhe Makron?

Janë personazhe shumë të ndryshëm. Edhe situata politike është gjithashtu krejtësisht e ndryshme. Përderisa nuk do të ketë sërish një Parti Socialiste më të fortë se e majta ekstreme, nuk mund të triumfojë e majta si ideologji. Ky kishte leksioni i madh i Miteran.

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Reagimi sindikal pas një incidenti te Ekonomiku

Reagimi sindikal pas një incidenti te Ekonomiku

Ky ishte simulimi nga NASA i qëndrimit në Mars

Ky ishte simulimi nga NASA i qëndrimit në Mars

Gjashtë shenjat e rënies së pashmangshme të Sionizmit në Izrael

Gjashtë shenjat e rënies së pashmangshme të Sionizmit në Izrael

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni