Ndeshja e javës së parë të Premier League-s angeze mes Arsenalit dhe Nottingham Foresti-t ishte planifikuar të fillonte në orën 13:30.
Megjithatë, ajo u shty për 30 minuta për shkak se një numër i madh i tifozëve ishin ende para hyrjes.
Kjo për shkak të një problemi me sistemin e ri të biletave elektronike në stadiumin Emirates.
Në momentin e fillimit të planifikuar të ndeshjes u raportua se në hyrje ishin rreth 35 mijë tifozë dhe u bë e ditur se fillimi ishte shtyrë për 30 minuta derisa të zgjidhej situata. /tesheshi.com/