Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një ditëlindje e mbetur pezull dhe korrespondenca me studentin e Martin Camajt

by te Sheshi
03/01/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Një ditëlindje e mbetur pezull dhe korrespondenca me studentin e Martin Camajt

Nga Gjon Neçaj

Më 2 prill 2013 përkthyesi i njohur, studenti i Martin Camajt, Hans – Joachim Lanksch mbushte 70 vjet. Në ato ditë fillimprilli, duke qenë se kudo kishte shënuar vetëm vitin e lindjes dhe jo datën e muajin, e pyeta Hansin me qëllim për të shkruar diçka në këtë përvjetor. E ai, pa një pa dy, me një herë këmbadoras u përgjigj, me humor bile, duke shtuar se  “memzi i shpëtova fatit me kënë shaka e 1 prillit, dmth, jam lindun me 2 prill 1943.”

Me këtë personalitet të shquar, i cili nuk pranon të quhet albanolog, por thjeshtë studiues, prej vitesh kemi një korrespondencë dobiprurëse, duke mësuar çdo ditë e më tepër për kulturën shqiptare në Gjermani e jo vetëm dhe për personalitetin e shquar të letrave shqipe, poetin Martin Camaj.

Në vëmendje të lexuesve, për portalin “tesheshi.com”, po sjell dy korrespondenca të Hans-Joachim Lanksch, ku dalin në pah anë të panjohura të përkthyesit të madh të shqipes, ndonëse ai nuk dëshiron të shkruhet për të, biles pas një mesazhi të dërguar nga ana e ime para një muaji, ku e faleminderoja për kohën e humbur që  më kthente përgjigje duke  komunikuar me mua, më jepte një porosi: “Vetëm ju lutem: mos me shkrue lëvdata!”

Veç unë nuk ia mbajta fjalën, se të shkruash për të pa përmendur kontributin e shquar në drejtim të gjuhës shqipe, padyshim është e njëanshme jeta dhe veprimtaria e tij.

1472898_10201719595725962_171493122_n

Korespondenca e parë

“U gëzova fort për dërgesën tuaj dhe për kontaktin me ju. Gëzohem çdo herë që më vjen ndonji lajm prej viseve veriore të Shqipnisë që janë për mue tepër “ekzotike”, mbasi për to mundesh me ndie a lexue vetëm kur ka një lajm të keq-shinat e mëdhenj, bora e thellë, mungesa e dritës, familje të ngujueme etj. Tue ndjekë shtypin shqiptar (gja që baj përditë në internet), të krijohet përshtypja që Veriu përveç katastrofave të ndryshme, s’ekzistueka fare, sidomos për arsye që kulturë gjoja ka vetëm në Tiranë, Durrës, Elbasan…

Qytetin Bajram Curri e kam pa vetëm për disa pak momente, në një dokumentar për virgjinat shqiptare. Pamjet prej qendrës së qytetit ma sugjerojnë përshtypjen që Bajram Curri, që shumë dhjetëvjetëshe, asht lanun mbas dore ma së tepërmi (ashtu si dhe gjithë Veriun)…

Duke me përcaktue nji gja: nuk jam albanolog. E vërteta asht që kam studiue për albanologji me Martin Camajn, ama nuk punoj albanolog. Jam nji përkthyes i thjeshtë për gjuhët sllovene dhe shqipe, ku përkthej edhe poezi.

Gjininë haiku e pëlqej shumë. Bile kam përkthyer haiku gjermane në sllovenisht (tue ruejt trajtën origjinale 5+7+5). Kjo më kujtohet si punë mjaft e vështirë dhe, njekohësisht, fort e kandshme dhe e bukur.

E çmoj shumë konsideratën tuej për poetin Martin Camaj. Më gëzon fort fakti që në Shqipni ka njerëz që e çmojnë veprën e tij dhe pse ajo “zyrtarisht” nuk ekzistueka fare. Para do kohe, te gazeta “Albania” debatohej për një shkrim të Moikon Zeqos, i cili kish thanë që shkrimtaria dhe kritika në Shqipni janë provinciale. Interesant për mua ka kënë reagimi i Jorgo Bulos, drejtor i IGJL, i cili tha: “Por ne kemi Kadarenë dhe Agollin”. Përveç kësaj që jam alergjik ndaj emnave fosilesh në letërsinë socreale, mendoj që asht mjaft provincial ama mospërmendja e artit Camajian. Përndryshe, jam i mendimit që letrat shqipe s’janë aspak provinciale. Provinciale, simbas meje, asht klima, atmosfera “zyrtare” kulturore e Shqipnisë së sotme, ndërsa kritikë letrare thjesht nuk ka.

Më duket që Martin Camaj ka vetëm pak lexues a “fansa”, ku ata pak që i ka në Shqipni, janë të gjithë në Veri (me përjashtimin e disa letrarëve tiranas si Agron Tufa, Behar Gjoka). Përndryshe, as Camaj as Rreshpja duket nuk kanë depërtue deri në Tiranë, Durrës etj…

Për mua s’ka shumë për të tregue. Jam le më 1943 në veri të Gjermanisë. Në Mynih kam studiue për sllavistikë dhe ballkanologji, në Mynih edhe kam ngelë deri më tani. Siç thashë edhe më parë, punoj përkthyes. Jam i martuem, kam dy djem (13 dhe 18 vjeç – jam babë  i vonë).

Hans-Joachim Lanksch

Mynih, me 4.1.2008

Letra e dytë është shkruar më vonë dhe flet për disa krijues me emër në letrat shqipe

“U gëzova mjaft që komunikimi ynë vazhdon, edhe pse – për fajin tim – me vonesë të pafalshme. U gëzova fort edhe për poezinë e Din Mehmetit që ma përcollët. Poetin Mehmeti e çmoj qyshse kam ra në kontakt me poezinë e tij. Kam përshtypjen se në Kosovë – a ma mirë e ma drejt me thanë – në Prishtinë dekada me radhë s’e kanë përfillë poezinë e tij, mbasi nuk ka kënë anëtar i klikave dhe klaneve të ndryshme të atjeshme. Vetëm vitet e fundit e morën parasysh ma shumë, mbasi asht ba gjithnji e ma shumë poet i momenteve kombëtaro-politike. Megjithatë, unë personalisht e çmoj poezinë e tij të viteve të 60-70-80-ta. Për poezinë e tij të dekadave para dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të kaluem, më duket se zërat gjysmëzyrtarë të Prishtinës i kanë ba padrejtësi të madhe Din Mehmetit, tue e vlerësue këtë krijimtari si gjoja “patetike”, përderisa tash e lavdërojnë për poezinë me patetikë kombëtare. Punë mjaft absurde.please_leave63.txt

Sa i përket njohjes së Martin Camajt në Shqipni, mbetem mjaft skeptik. Me siguri, gjithnji e ma shumë e njohin në Veri të Shqipnisë, gjersa në Tiranë, Vlorë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër etj. mbetet edhe ma tej i palexuem. Atje sundon “maja e piramidës së letrave shqipe” (ashtu e lexova në shtypin shqiptar… – Kadareja plus Agolli. Kritika letrare në Shqipni nuk ekziston. Respektivisht asht kryekëput e korruptueme a e paaftë – si të duash. I ekzaltojnë vetëm krijuesit që botohen jashtë vendit. Nëse nji shkrimtar i dorës së dytë ka nji mbramje letrare në ndonji katund mbrapa shtatë maleve të Gjermanisë a Zvicrës, e lavdërojnë deri në qiejt e qiejve, kurse s’dinë me thanë as edhe nji fjalë për krijuesit e mëdhenj si Martin Camaj, Frederik Rreshpja, Mihal Hanxhari, Zef Zorba etj.

Ju e cekët në librin e Primo Shllakut për Camajn. Më duket se libri i tij nuk ka me pasë shumë lexues (jashtë Veriut), mbasi autori asht tejet i panjohun në Shqipni (me fjalët e tij : më kanë bombardue në heshtje…)

Ma shumë ndikim, ndoshta ka me pasë libri i Behar Gjokajt, që asht tue e shkrue dhe ai nji libër për Martin Camajn. Gjokaj njihet deri diku, si kritik i nji alternative letrare shqiptare, që guxon bile edhe me shprehë mendime kritike ndaj “majës së piramidës së letrave shqipe”, tue u angazhue për autorë si Kasëm Trebeshina, Martin Camaj, Anton Pashku etj…

Ju përshëndes, me nderime Hans-Joachim Lanksch

Mynih, më 3.6.2008

Ndërsa duke qënë shumë i interesuar për shqiptarët, e në veçanti për kulturën dhe letërsinë shqipe, më shkruan një mesazh me këto fjalë: “Shpresoj që qeveria  nën udhëheqjen e nji artisti, me nji ministër kulture përkthyese dhe nji ministër arsimi gjuhëtare, do të bajë ma shumë për kulturën dhe do të merret ma seriozisht me kulturën sesa qeveritë e derimëtashme.”

/tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Veprim ekologjik i kapitenit Noble gjatë duelit me Liverpoolin (video)

Veprim ekologjik i kapitenit Noble gjatë duelit me Liverpoolin (video)

Muftiu i Arabisë Saudite: ekzekutimi i 47 terroristëve, në përputhje me Sheriatin

Muftiu i Arabisë Saudite: ekzekutimi i 47 terroristëve, në përputhje me Sheriatin

Holanda merr Presidencën e BE-së: problem për Tiranën dhe Prishtinën

Holanda merr Presidencën e BE-së: problem për Tiranën dhe Prishtinën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni