Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një ditë e trishtuar për Europën: liderët e BE përtypin vendimin britanik për t’u larguar

by te Sheshi
24/06/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Një ditë e trishtuar për Europën: liderët e BE përtypin vendimin britanik për t’u larguar

27 vendet e mbetura anëtare të Bashkimit Europian do të takohen javën e ardhshme për të vendosur piketat e së ardhmes. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk në një ditë të trishtuar për Europës, kur Britania vendosi me referendum të braktisë bllokun. Javën e ardhshme liderët e BE-së do të mblidhen pa Cameron ndërkohë që këto ditë do të jenë të nevojshme për të përtypur vendimin britanik dhe pasojat që pritet të sjellë.

Tusk tha se ka folur me liderët europianë në ditët e fundit dhe blloku është i përgatitur për rezultatin e i vendosur të ruajë unitetin. “Nuk mund të fshihet fakti që ne dëshironim një rezultat tjetër nga referendumi”, tha Tusk.

Sipas tij, nuk ka asnjë rrugë për të parashikuar të gjitha pasojat politike të kësaj ngjarjeje, sidomos për Britaninë e Madhe. “Eshtë një moment historic, por jo një moment për reagim histerik”, tha ai.

Po në Europë, ministri i Jashtëm gjerman,  Frank-Ëalter Steinmeier, ishte i pari në reagimin e tij, duke e cilësuar rezultatin “vërtet kthjellues… duket si një ditë e trishtuar për Europën dhe Britaninë e Madhe”.

Martin Schulz, presidenti i parlamentit Europian tha se do të bisedonte me kancelaren gjermane, Angela Merkel “sesi mund të shmangim një reaksion zhinxhir” të shteteve të tjera që mund të ndjekin gjurmën britanike.

“Reaksioni zinxhir që po celebrohet tashmë nga euroskeptikët nuk do të ndodhë”, tha Schulz duke shtuar se BE ka tregun më të madh në botë të njësuar dhe “Britania sapo këputi lidhjet me këtë treg. Kjo do të ketë pasoja dhe nuk besoj se vende të tjera do të inkurajohen të ndjekin këtë shteg të rrezikshëm”.

Në Paris, ministri i Jashtëm francez,  Jean-Marc Ayrault, shkroi në rrjetet sociale se vendimi ishte “i trishtuar për Mbretërinë e Bashkuar”, duke shtuar se ndërkaq, Europa do të vazhdojë përpara “duhet të reagojë dhe të fitojë sërish besimin e njerëzve të saj. Kjo është urgjente”.

Liderët e Bashkimit Europian duket se do ta kalojnë këtë të premte duke u përgatitur për samitin e krizës, për t’u takuar paraprakisht në fundjavë përpara samitit të rregullt të së enjtes. Prioritet do të vendoset parandalimi i një përhapjeje të idesë së shkëputjes në radhët e vendeve europiane dhe atyre të eurozonës.

Klasa politike e Europës duket se do të marrë kohë për të kuptuar dhe përshtatur me vendimin historik të Britanisë për t’u larguar nga BE. Edhe pse popullsia e vogël e Greenland u largua nga komuniteti ekonomik europian në vitin 1985, asnjëherë më parë një vend sovran nuk i ka lënë pusullën tregut më të madh të përbashkët në botë.

Britania e Madhe ishte ekonomia e dytë më e madhe e BE dhe fuqia më e madhe ushtarake. Ajo do të nisë procesin e shkëputjes ndërsa kontinenti përballet me disa kriza, numrin e madh të refugjatëve, dobësi ekonomike dhe Rusinë nacionaliste që kërkon të rikthejë rendin e pas luftës së ftohtë.

Por Brukseli do të kërkojë që Gjermania dhe Franca t’i tregojnë botës se Europa është gjithsesi funksionale. Italia mund të luajë rol në bisedimet e krizës, ndërsa nga Madridi nuk pritet shumë për shkak të zgjedhjeve që mbahen ditën e diel.

Një nga pyetjet më tensionuese është se kur qeveria britanike do të dorëzojë letrën formale të tërheqjes nga blloku, duke përdorur nenin 50, të patestuar më parë të traktatit europian. Pasi qeveria britanike të njoftojë synimin e saj për të përdorur këtë nen, ora nis numërimin për dy vjet negociata.

Britania e Madhe duhet të negociojë 2 marrëveshje, traktatin e divorcit për të hequr kontributin britanik në buxhetin e BE-së dhe sanksionimin e një statusi të 12 milionë britanikëve që jetojnë në BE dhe 3 milionë qytetarëve të BE-së që jetojnë në Britani.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë
Amerika

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Tabela e veçantë e vendosur mbi shalqinjtë

Tabela e veçantë e vendosur mbi shalqinjtë

Pas Brexit nis efekti domino në vendet skandinave

Pas Brexit nis efekti domino në vendet skandinave

Sali Berisha komenton Brexit: një ditë e trishtë, Cameron ra duke luftuar si luan

Sali Berisha komenton Brexit: një ditë e trishtë, Cameron ra duke luftuar si luan

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni