Një kryefamiljar në Francë u dënua me tetëmbëdhjetë muaj burgim, pasi policia zbuloi në dhomat e fëmijëve kanabis që kultivohej në vazo lulesh.
Gjithçka ndodhi rastësisht, nga një rrëfim i pafajshëm i vajzës së tij 7-vjeçare te një prej mësuesve të shkollës ku shkonte.
Pasi policia kontrolloi shtëpinë, u zbulua se kanabisi ishte kultivuar në të gjithë hapësirat e brendshme, përfshirë dhe dhomën e fëmijëve. Policia gjeti të gjitha pajisjet e nevojshme për kultivimin e bimës narkotike.
Në gjykatë, 40-vjeçari tha se tre vjet më parë kishte filluar duhanin marihuanë dhe për lërë arsye kishte vendosur ta kultivonte për nevoja personale. /tesheshi.com/