Europa së shpejti do të ketë më shumë pengesa fizike në kufijtë kombëtarë të shteteve sa ç’kishte gjatë Luftës së Ftohtë. Kriza në vijim e refugjatëve, kombinuar me konfliktin e Ukrainës, bënë që qeveritë të gjejnë si zgjidhje planifikimin e mureve mbrojtës e gardheve me gjemba përgjatë kufijve në të gjithë kontinentin gjatë vitit 2015.
Më 15 Shtator, Hungaria përfundoi gardhin me tela me gjemba përgjatë kufirit të saj me Serbinë, një pikë kryesore e hyrjes së refugjatëve në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Europian. Brenda pak orësh, mbi 60 persona u arrestuan për kalim të paligjshëm të kufirit, pasi u përpoqën të hyjën përmes gardhit.
Gardhi i Hungarisë është vetëm një gardhet e ngritura kundër emigrantëve në skajet jugore të zonës së lëvizjes së lirë të Shengenit. Më në veri, në fund të Dhjetorit, platformat në stacionin e trenit të Kopenhagenit, Kastrup u gardhuan si pjesë e përpjekjeve të Suedisë për të reduktuar numrin e emigrantëve që hynin në këtë vend nga Danimarka përmes urës Oresund.
Në fakt, jot ë gjitha barrierat e Europës janë kaq të reja, sa të datojnë nga viti 2015, pasi refugjatët përpiqen ende edhe sot të ngjiten apo të notojnë rreth gardheve të ngritura fillimisht në mes të viteve 90 e që rrethojnë enklavat marokene të Spanjës, Ceuta dhe Melilla.
Gardhe janë ngritur edhe përgjatë kufirit të Greqisë dhe Bullgarisë me Turqinë në vitin 2012, ndërsa Ukraina nisi vulosjen e kufirit të saj me Rusinë në vitin 2014. Vitin e kaluar, shtetet e Balltikut njoftuan se do të ndiqnin të njëjtën praktikë, të mbylljes së kufirit. Një gjë e tillë bën që Bjellorusia të jetë vendi i vetëm me kufirin pa pengesa në drejtim të Balltikut dhe detit të Zi.
Që nga rënia e murit të Berlinit, mbi 40 vende rrethe e rrotull globit kanë ndërtuar gardhe ndaj më shumë se 60 vendeve të tjera, fqinje me to. Pjesa më e madhe kanë nxjerrë arsye të sigurisë kombëtare dhe parandalimit të emigracionit të paligjshëm si justifikime. Më shumë se 30 nga këto vendime janë marrë menjëherë pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA, ndërsa 15 gardhe janë planifikuar e ndërtuar vetëm vitin e kaluar.
Në Lindjen e Mesme, luftërat në Irak, Afganistan dhe Siri sikundër edhe vala e refugjatëve që shoqëron konfliktet kanë nxitur pjesën më të madhe të vendeve të mbyllin kufijtë. Kur të përfundojë muri kufitar me Jordaninë, Izraeli do ta ketë izoluar veten e vet gati plotësisht.
Në Azi, gjithashtu, muret e gardhet kanë “mbirë” si kërpudhat pas shiut, përgjithësisht për të parandaluar lëvizjen e paligjshme përgjatë kufijve të njerëzve dhe mallrave. Kjo arsye mbizotëron ndaj asaj të pretendimeve territorial, edhe pse linjat e kontrollit të ndërtuara në kufirin në Kashmir, mes Indisë dhe Pakistanit mbeten një shembull i vërtetë i forcës ushtarake.
Disa propozime për ndërtimin e gardheve janë më shumë të kritikuara se të tjerat. Në vitin 2013, Brazili njoftoi ndërtimin e një muri “virtual”, monitoruar nga dronë te satelitët në të gjithë gjatësinë e vet, gati 15 mijë kilometra të gjatë përgjatë kufirit. Puna për gardhin virtual nisi në seksionet e kufirit me Paraguajin dhe Bolivinë që janë vatra të trafikut. Por, skeptikët vënë në dukje se pjesa më e madhe e kufirit të Brazilit kalon përmes pyjeve tropikalë që janë të pakalueshëm dhe të vështirë për t’u monitoruar.
Edhe kur aplikohet në terren më të butë, sigurimi i kufijve me high-tech shpeshherë dështon. Shtetet e Bashkuara që i kanë fortifikuar disa herë kufijtë e tyre me Meksikën, dhe Arabia Saudite që ka mbyllur pesë nga kufijtë e saj që prej vitit 2003, janë ndeshur me propozime për ruajtjen e kufirit që ose kanë një kosto shumë të lartë ose janë jofunksionale.
Për pjesën më të madhe të vendeve, gardhe me tela me gjemba apo të ngarkaura me elektricitet, të kombinuara me kanale ndarëse dhe zona neutral, janë realitet i përditshëm. Fatmirësisht, në kontrast me Luftën e Ftohtë, shkelësit e “kufijve” të rinj të Europës nuk qëllohen më me armë.
Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/